2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Njihuni me hoxhën e vjetër dhe mesazhet e shpresës për bashkëqytetarët e vet

Më të lexuarat

Ahmet Zani

Një thirrje dhe një apel për të qenë në ndihmë të ndryshimit thelbësor të jetës në komunitetet dhe të imazhit që është keqpërdorur për zonën e Fushë-Krujës. Hoxha i xhamisë së kësaj qyteze në predikimet e tij përveç mesazheve të duhura të besimit ai duket se ka krijuar tashmë edhe fizionominë e duhur për qytetin e vet të cilin jo pak e ka nëpërkëmbur situata jo e favorshme kriminale dhe sociale. Por një shërbëtor i mirë i besimit mund të ndihmojë që të ruhet i pa prekur thelbi i njeriut që jeton me ndershmëri edhe në vendin tonë. Ndonëse lanë kaluar ditë nga Kurban Bajrami dhe mbajtja e fjalës nga ana e hoxhës së Fushë-Krujës në faljen e kësaj dite, mesazhet e ardhura prej atij momenti janë vërtet të vlefshme edhe përtej Fushë-Krujën, përtej të gjitha zonat që janë ‘minuar’ nga mungesa e shpresës së gjërat edhe në këtë vend mund të përmirësohen.

Kështu Muharrem Vrana prej 28 vitesh shërben në Xhaminë e qytetit të Fushë – Krujës si ndër hoxhallarët më të vjetër dhe me eksperiencë në vendin tonë. Teksa kryente shërbesat fetare pranë Xhamisë ai ka folur për besimtarët myslimanë të Fushë-Krujës të cilët në faljen e Kurban Bajramit kishin tejmbushur si asnjëherë tjetër stadiumin, e këtij qyteti. Muharrem Vrana është shprehur se Fushë-Kruja e njohur disa vite më parë për ngjarjet e rënda, sidomos nga shpërthimet e tritolit, duket se ky komunitet ka dënuar të tilla veprime dhe ky është ogur i mirë në vijimin e jetës normale. Ndërsa dhe komuniteti i besimtarëve Myslimanë është përkushtuar në ndërgjegjësimin e qytetarëve. Komuniteti Mysliman në Fushë-Krujë ka qëndruar pranë familjeve në nevojë dhe sipas Hoxhës Vrana, janë shpërndarë në vazhdimësi ndihma ushqimore dhe veshmbathje. Larg alkoolit, drogës dhe veprimeve të dënueshme – ky është apeli i z. Muharrem Vrana; ky është edhe mesazhi që përcjell te qytetarët hoxha i Fushë-Krujës, i cili në përfundim ka theksuar se komuniteti fetar ka bashkëpunim të ngushtë edhe me instancat shtetërore!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit