-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Njihuni me 20 figura mbresëlënëse të botës islame, sot në botë

Më të lexuarat

Të bombarduar nga të katër anët me lajme që përcjellin veç të zezën e gjithçkaje, lexuesit e zakonshëm ndjejnë lodhje e mërzi prej informacioneve që shpërfytyrojnë pjesërisht realitetin. Më saktë, është goxha e vështirë të transmetosh sot lajm të mirë dhe cilësor.

Edhe pse lajmet e ngadoshme në mjetet e informimit kanë si fjalë kyçe terrorin, ekstremizmin dhe kërcënimin e grupeve të caktuara, një portal ka shkruar rreth 20 figurave mbresëlënëse që po sjellin ndryshime të mëdha në botën islame. Autori Reuben Brand ka sjellë në pak rreshta biografitë e shkurtra të disa personazhe të cilët pak i njohim, por që janë shumë të rëndësishëm në komunitetet ku jetojnë e veprojnë.

Lista është plotësuar dhe me personazhe të tjerë, përshtatur në gjuhën shqipe.

 

images

Aftab Malik

Njihet si “Former Visiting Fellow” pranë qendrës për Etni dhe Kulturë në Universitetin e Birmingemit. Ka shërbyer edhe si “Scholar in Residence” në Lebanese Muslim Association, ndërsa aktualisht është ekspert global i çështjeve islame për Aleancën e Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara.

Profesori John L. Esposito, një nga studiuesit më të shquar të botës islame, e ka quajtur Aftab-in një “studiues të klasit të parë”, kurse revista akademike The Muslim World Book Review e ka përshkruar si “një yll intelektual në ngjitje”.

Ndër të tjera, Aftab-i ka mbajtur shumë ligjërata publike, ka menaxhuar e iniciuar projekte të rinjsh, si “Positive Intellect Program”, nëpërmjet së cilit  të rinjtë muslimanë që jetojnë kryesisht në Perëndim mësojnë me anë të metodave intelektuale se si t’i përballojnë baticat dhe sfidat e modernitetit.

Aftab-i gjithashtu ka botuar librin jashtëzakonisht të suksesshëm, The Broken Chain, i cili qysh  prej ditës kur doli prej shtypit ka njohur popullaritet të jashtëzakonshëm. Libri përqendrohet në transmetimin e përhapjen tradicionale të dijes islame, e në rëndësinë qendrore të mësimeve klasike.

ec2f2e6c2b9a679cf87cf1456876dd5b_400x400

Willow Wilson

E filloi karrierën e saj si shkrimtare që kur ishte 17 vjeçe. Asokohe i shkruante kritikat e saj të pavarura për muzikën dhe DJ-në në revistën Boston’s Weekly Dig.  Që atëherë ka shkruar libra komikë, të propozuar për çmime të rëndësishme, si “Eisner Award”. Romani i saj i parë, Alif the Unseen, ka qenë tejet i vlerësuar nga New York Times, e po ashtu fitues i çmimit “Romani më i mirë” në “World Fantasy Award, 2013”. Wilson-i shkruan aktualisht seritë komike mujore më të shitura për Marvel Comics.

Willow i ka kaluar të njëzetat në Egjipt, ku ka jetuar dhe punuar si gazetare. Artikujt e saj rreth Lindjes së Mesme dhe Islamit modern janë parë në New York Times Magazine, në Atlantic Monthly dhe Canada National Post. Kujtimet nga jeta në Egjipt, gjatë regjimit të Mubarak-ut, ajo i ka përmbledhur te The Butterfly Mosque, që nga Seattle Times u quajt libri i vitit në 2010-ën.

Klikoni në faqen e saj elektronike:  www.gwillowwilson.com, për më tepër informacion.  

Article Lead - wide978372231m8s49image.related.articleLeadwide.729x410.1m8zon.png1428034513474.jpg-620x349

Nazeem Hussain

Eshtë figura e njohur e programit televiziv, “Legally Brown”, që u shfaq në kanalin televiziv SBS gjatë viteve 2013-2014, e që theu rekorde shikueshmërie dhe shpërndau ndjenjën e kritikës kudo nëpër Australi. Ky format u transmetua madje dhe në Britaninë e Madhe, ku u ndoq me interes të madh.

Nazeem Hussain shquhet si një aktor komedie tejet i suksesshëm, dhe është fitues i një mori çmimesh në Australi e më gjerë.

Paraqitjet e tij televizive variojnë nga komedia, tek dhënia e lajmeve, e gjer tek drejtimi i debateve politike.

Faqja e tij në rrjetin elektronik është kjo: http://nazeemhussain.com

1940013_10153851557830694_943131362_o

Msc. Yvonne Maffei

Eshtë publiciste tek MyHalalKitchen.com, një blog ku publikohen ushqime hallall, ku jepen këshilla guzhine dhe receta të shëndetshme, që mund t’i hyjnë në punë kujtdo. Yvonne Maffei është po ashtu autore e librit të gatimeve, Summer Ramadan Cooking, të botuar në vitin 2011, e ku gjen ritualet ushqimore të muajit të Ramazanit, si dhe shumëllojshmërinë e guzhinës globale që mund të gatuhet hallall.*

Qëllimi i Yvonne-së është t’i përfshijë zëvendësuesit hallall në çdo pjatë.

Udhëtimet dhe hulumtimet kulinare e kanë çuar përpara karrierën e saj. Pasioni i madh për gatimin, të shkruarit, mësimdhënia e blogu, duket te jenë një forum i përkryer për të edukuar çdokënd me një mendje të hapur ndaj diversitetit të shijeve. Njerëzit e të gjitha përkatësive u gëzohen recetave dhe bisedave të sjella në tryezë nëpërmjet blogut të Yvonne-së, orëve të gatimit, prezantimeve në të ushqyerit e shëndetshëm dhe në gatimin hallall.

Yvonne Maffei po përgatit librin e saj të dytë, dhe shkruan një kolonë mujore gatimi për periodikun britanik Sisters Magazine.

* Ushqimet hallall janë ato që lejohen të konsumohen prej muslimanëve.

maxresdefault

Dustin Craun

Themelues dhe redaktor ekzekutiv i “Ummah Wide”-it, një mediumi dixhital të fokusuar në historitë dhe kulturat që i kanë kapërcyer kufijtë globalë e ndërfetarë. Dustin Craun është shkrimtar, edukator antiracist, strateg komunikimi dhe organizator komuniteti, që ka punuar për më shumë se njëzet e pesë organizata shoqërore jofitimprurëse gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, në SHBA, Meksikë dhe Gana.

Ai punon kryesisht për ngritjen e bashkësisë muslimane në Shtetet e Bashkuara, kurse shkrimet e tij janë paraqitur në botime të tilla si Adbusters. Së fundi po punon për botimin e librit të tij të parë, me titull, Dekolonizimi i Bardhësisë.

Ummah Wide është një lëvizje që përpiqet të ndërtojë unitet brenda komunitetit musliman të Amerikës, ndërsa krijon aleanca me lëvizje të tjera shoqërore. Ummah Wide zbulon dhe formëson udhëheqës, dhe punon për forcimin e institucioneve brenda komunitetit musliman nëpërmjet organizimit të mirë të tij dhe modeleve të përshtatshme të edukimit. Mbi të gjitha, duhet thënë se Ummah Wide mbështet drejtësinë shpirtërore, sociale, racore, mjedisore dhe ekonomike, për të gjithë njerëzit.

Faqja e programit të Dustin Craun-it është kjo: https://medium.com/ummah-wide

maxresdefault (1)

Yassmin Abdel – Magied

Yassmin-it iu dha këtë vit çmimi, “Queensland Young Australian of the Year”. Ajo është inxhiniere mekanike, aktiviste për të drejtat e njeriut, shkrimtare, si dhe drejtuese e një pike furnizimi me lëndë djegëse.

Atë e gjejmë të angazhohet për fuqizimin e të rinjve, grave, dhe të atyre me prejardhje të ndryshme kulturore e gjuhësore. Yassmin-i është thellësisht e apasionuar për diversifikimin e zërave publikë, për lidhjen e njerëzve dhe katalizimin e ndryshimeve.

Në moshën 16-vjeçare themeloi Youth Without Borders, një organizatë të përqendruar në krijimin e mundësive për punë dhe për ndryshime pozitive në komunitete të ndryshme. Yassmin-i ka marrë një varg çmimesh, si “Young Leader”, nga Australian Financial Review, si dhe është renditur nga Westpac në mesin e 100 grave më me ndikim.

Ajo ka lindur në Sudan, por është shpërngulur në Australi në moshën dyvjeçare, ku është diplomuar me rezultate të larta në inxhinieri mekanike.

Yassmin-i punon në shtete të ndryshme, dhe është e angazhuar në këshilla federalë. Aktualisht punon si specialiste inxhinierie për vajin dhe gazin.

Blogu i saj: http://www.yassminam.com/  

11780366_10206925699402147_1663467269_n

Mark Gonzales

Me mbi 15 vite përvojë pune në hulumtimin global për inteligjencën emocionale, edukimin e shenjtë, dizajnin e të menduarit dhe zhvillimin njerëzor, Mark Gonzales po riorganizon kujtesën gjenetike.

Si udhëheqës projekti, në kallëzimin e historive për WageBeauty, ai sjell sintezën e tij të poezisë dhe psikologjinë e njerëzve të zakonshëm në një analog botëror dhe në sferën dixhitale.

Mund të shihni faqen elektronike, http://www.wagebeauty.com, për të mësuar më tepër rreth tij.

tumblr_lbbdj5J0LW1qet98po1_r1_500_0

Muna AbuSuleyman

Grua, nënë, menaxhuese biznesi, tregtare e turiste, Muna ka krijuar linjën e saj unike të modës nga nevoja e dukshme për veshje modeste. Marka Muna AbuSulayman nxori në vitin 2010 koleksionin luksoz, të renditur në mesin e më të mirëve në botë.

Muna karakterizohet në krijimtarinë e vet nga elementët e veçantë. Si grua që dashuron elegancën përtej idesë së ekspozimit të lëkurës, ajo e gjen veten tek stili që ofron rehati, me një përzierje mes materialeve klasike e moderne; përherë brenda hartës së saj modeste.

Kërkesat që sa vijnë e shtohen, cilësia e mirë e produkteve, si dhe stili joshës i veshjeve, kanë bërë që Muna të kthehet në markën simbol të hijeshisë së jashtëzakonshme.

maxresdefault (2)

Amina Gurib-Fakim

Njihuni me presidenten e sapozgjedhur të Mauricit! Amina Gurib-Fakim është një grua e jashtëzakonshme. Ajo është shkencëtare e njohur botërisht, që ka botuar mbi 24 libra, ka një doktoraturë në kimi; është anëtare e Linnaean Society në Londër, e African and Islamic World Academy of Science of Jordan dhe African Science Institute në Shtetet e Bashkuara.

Ajo u shpërblye me çmimin “Gruaja në Shkencë 2007” nga L’Oreal – UNESCO, dhe me një tjetër çmim nga Bank One Ltd Emma Award 2008. Amina gjithashtu ka fituar çmimin, “Women in Science of the African Union, 2009”. Si të mos qe mjaftueshëm fantastike e tërë kjo, ajo mori titullin “Order Star”, dhe iu akordua “Çelësi” i Oqeanit Indian, më i larti nder i Mauricit në vitin 2008, ndërsa u bë Kalorëse e Rendit “Academic Palms” në 2009-ën.

Amina mban tituj të shumtë, si ai “Doctor Honoris Causa” nga Pierre and Marie Curie University.

Një link me interes rreth saj është ky: https://www.youtube.com/ëatch?v=HCgv_HNoJrY

0e21e5e

Mohammed Faris

Mohammed Faris (Abu Productive) është themeluesi i ProductiveMuslim.com, një ndërmarrje shoqërore elektronike që i kushtohet rritjes së produktivitetit në botën muslimane.

Ai është i lindur në Tanzani (me prejardhje jemenase), por e ka kaluar shumicën e jetës në Arabinë Saudite, ngaqë prindërit i patën emigruar atje. Vite më vonë ndoqi shkollimin e lartë në Universitetin e Bristolit, në Mbretërinë e Bashkuar, ku u diplomua në financë dhe në investime.

8064739417_e1bfa247c4_b

Yasmin Mogahed

Yasmin-i është diplomuar në psikologji, dhe ka mbaruar studimet master për gazetari dhe komunikim masiv në Universitetin Wisconsin-Madison. Mbas përfundimit të studimeve dha mësim shkencat islame, e shërbeu si koordinatore në projekte të rinjsh.

Për ca kohë Yasmin-i dha leksione shkrimi në Universitetin Cardinal Stritch, e më pas ka punuar si kolumniste për InFocus News. Aktualisht ligjëron në institutin AlMaghrib, shkruan për Huffington Post-in, është ligjëruese ndërkombëtare, shkrimtare, ndërsa pothuajse e tërë puna dhe përpjekja e saj kanalizohet në zhvillimin shpirtëror dhe personal.

Yasmin-i ka nxjerrë së fundi librin e saj të ri, “Përmirëso zemrën tënde”, të cilin tashmë mund ta gjesh ngado në botë.

Faqja e saj elektronike është kjo: http://www.yasminmogahed.com

randaAbdelFattah

Randa Abdel-Fatah

Autore, aktiviste e të drejtave të njeriut, ajo shumë shpesh është kërkuar për të ndarë opinionet e saj.

Randa është e kualifikuar për drejtësi. Ka punuar më shumë se dhjetë vite si avokate gjyqësore. Aktualisht po shkruan doktoraturën, me anë të së cilës eksploron përditë multikulturalizmin dhe racizmin në Australi.

Ja faqja elektronike e saj: http://www.randaabdelfattah.com/index.asp

Youssef Gaboune at TEDxAUI

Youssef Gaboune

Youssef-i është bashkëthemelues i “How the World Works, Ethical Leaders and New Open Education”. Gjithashtu është drejtor i Zhvillimit të Bizneseve në Al Jazeera Media Training and Development Center, me seli në Doha, Katar.

Ai beson se rruga e spiritualitetit është e ngulitur në luftën e përditshme për zhvillimin e karakterit etik, dhe në përpjekjet për të mësuar nga natyra dhe nga njerëzit me kultura, besime, statuse sociale e prejardhje etnike të ndryshme.

Faqet elektronike: http://www.gaboune.com; http://www.how-the-world-works.comhttp://www.ethical-leaders.com;  http://www.newopeneducation.org/

6290364-3x2-940x627

Mariam Veiszadeh

Mariam-in e gjejmë avokate, aktiviste për të drejtat e komunitetit, si dhe opinioniste. Ajo mban po ashtu titullin, “Ambassador for Welcome to Australia”, e, për më tepër, është shpallur si një prej australianëve më të mirë dhe më të zgjuar.

Në krye të listës së 12 muslimanëve më me famë për vitin 2014 në Australi, në Amerikë e më gjerë është e njohur për fushatën e saj kundër islamofobisë.

Faqja e Mariam-it në internet: http://mariamveiszadeh.com/

Navid-Akhtar

Navid Akhtar

Themelues dhe shef ekzekutiv i Alchemiya.com, prodhues i lartë i dokumentarëve, gazetar i vlerësuar shumë, dhe disa herë i shpërblyer me çmime prestigjioze.

Ai ishte këshilltar i specializuar i BBC-së mbas 11 shtatorit.

Në vitin 2003 ka qenë producent i Channel 4’s JHajj-it, “Udhëtimi i Jetës”; ka fituar çmim nga Prix Europa për radioprogramin e tij, si dhe, në vitin 2005, nga Al Bruni, çmimin për Media – Muslim News Award for Excellence.

Për informacion të mëtejshëm mund t’i referoheni faqes elektronike: https://www.alchemiya.com/#/

B_N77rXUsAArew7

Mona Shindy

Kapitenia Mona Shindy është kreu i “Guided Missile Frigate System Program Office”. Ajo është gjithashtu shefe e Marinës Detare, e emëruar në të njëjtën kohë si këshilltare strategjike në lidhje me cështjet kulturore islame. Kapitenia Shindy shquhet për zell në punë dhe për korrektësi të jashtëzakonshme. Ajo punon pa pushim për të krijuar mirëkuptim e bashkëpunim të ndërsjelltë mes kolegëve të saj, pa dallim feje, tradite apo ndjeshmërie kulturore.

Burimi:  Department of Defence

89986

Merve Safa Kavakçi

Merve është politikane, e zgjedhur deputete në parlamentin turk në vitin 1999. Për shkak të shamisë që mbante u nxor jashtë parlamentit me ceremoni nga kolegët ditën kur do të betohej si deputete.

Ajo fitoi gjyqin në 2007-ën, ndërsa Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut shpalli se dëbimi i Kavakçësë nga parlamenti ishte shkelje e të drejtave njerëzore.

Që atëherë Merve ka qenë një kritikuese e fortë e sistemit politik shekullar, dhe ka udhëtuar në mbarë botën për të mbështetur të drejtat e grave muslimane, sidomos të atyre me shami. Ajo ka ligjëruar në një varg universitetesh, e ka fituar çmime, si,  “Women of Excellence”, “Service to Humanity Award”, “Public Service Award”, “Mother of the Year”, etj.

Merve mëson përmendësh Kur’anin. Ajo i ka mbaruar studimet ne Harvard, ndërsa doktoraturën e ka përfunduar në Universitetin Howard. Tani punon si këshilltare për Kongresin Amerikan, si pedagoge në Universitetin George Washington, në Universitetin Howard, si dhe në Universitetin e Qytetit të Stambollit. Shkruan artikuj në të përditshmen konservatore Vakit. Ka botuar gjashtë libra, si  dhe një pafundësi artikujsh.

Nga Richard Peres-i është shkruar për të libri, “The day Turkey Stood Still: Merve Kavakçi’s walk into the Parliament”.

o-SAKENA-facebook_0

Dr. Sakena Yacoobi

Ajo njihet si themeluese e “Afghan Institute of Learning”, e spitalit privat “Sakena Yacoobi” në Herat, dhe e gjimnazeve private “Sakena Yacoobi” në Kabul dhe Herat të Afganistanit.

Dr. Sakena vazhdon të japë kontribut të madh për edukimin e grave dhe fuqizimin e tyre.

 Mehdi Hasan

Mehdi Hasan

Eshtë gazetar politik, autor dhe folës i mirënjohur. Ai është figura e shumëpëlqyer që shohim tek programi “Head to Head” në Al Jazeera.

Mehdi-u ka punuar për vite të tëra tek HuffPost UKNew StatesmanBBCITVChaneel 4Sky News, e po ashtu ka shkruar për The Guardian.

Deri më tani ka botuar dy libra, dhe është bashkautor i biografisë së Ed Miliband-it.

Referencë për të është: http://www.huffingtonpost.co.uk/

al-hibri

Aziza al-Hibri

Aziza është profesore Emerita në Universitetin Richmond, Fakulteti i Drejtësisë. Aty ajo ka shërbyer që prej vitit 1992 e deri në pension, në 2012-ën. Puna e saj ka në fokus zhvillimin e jurisprudencës islame, si dhe ligjin islam. Në vite ka kontribuar për çështje madhore, si për barazinë gjinore, për të drejtat e njeriut, e për qeverisjen demokratike.

Profesoresha al-Hibri ka shkruar plot kapituj librash, ese dhe artikuj në lidhje me çështjet e përmendura më sipër. Puna e saj ka gjetur vend në revista tejet të respektuara, si në Journal of Law and ReligionHarvard International ReviewUniversity of Pennsylvania Journal of Constitutional Law, etj.

Në vitin 2011 u emërua nga presidenti Obama për të shërbyer si komisionere në Komisionin e Shteteve të Bashkuara për Lirinë Fetare Ndërkombëtare.

Ajo ka marrë çmime prestigjioze, si “Virginia First Freedom Award”, “Dr. Betty Shabazz Recognition Award”, “University of Richmond’s Distinguished Educator Award”, dhe në vitin 2001 është emëruar studiuese Fulbright. Al-Hibri është redaktore e Hypatia-s, një reviste për filozofinë feministe, dhe themeluese e presidente e organizatës KARAMAH: Gratë Avokate Muslimane për të Drejtat e Njeriut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit