1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Njeriu që kujdeset për macet e Halepit duke iu referuar një thënieje të Profetit Muhamed

Më të lexuarat

Mohammed Alaa Jaleel jeton në Halep të Sirisë, ku përkujdeset për më shumë se 100 mace endacake dhe të braktisura.

Shumica e tyre u përkasin atyre që janë larguar nga qyteti.

“Kur njerëzit filluat të largohen, macet filluan të vijnë te unë”, tregon Mohammed.

“Po ashtu, edhe disa njerëz i sollën macet te unë, duke ditur se sa i dua ato”.

E tani, ai kujdeset për 100 sosh.

“Një herë, një vajzë e vogël më solli një kotele, ngase prindërit e tyre vendosën të braktisin vendin dhe kishin dëgjuar për strehimoren për mace”, rrëfen Mohammed.

“Prej atëherë, herëpashere bëj foto të koteles duke u rritur, dhe ia dërgoj vajzës në Turqi. Ndërkaq, ajo më lutet: Të lutem më dërgo më shumë foto të maces ngase më mungon shumë. Të lutem më premto se do të ma kthesh macën kur të kthehemi në shtëpi’’.

“Pasi pothuajse të gjithë kanë braktisur vendin, përfshirë shokët e mi, macet tash janë bërë miq të mi. Kam thënë me vete: Do të qëndroj me to pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë”, vazhdon ai.

Dhe në fund, për atë që bën, siriani i dhënë ndaj kujdesit për macet, citon Profetin Muhamed a.s, si për ta bërë më të plotë të kuptuarit e misionit të tij: “Ai person i cili ka mëshirë në zemrën e tij për njerëzit, ai është i mëshirshëm edhe për çdo krijesë tjetër të gjallë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit