5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Njeriu që kërkoi bombardimin bërthamor të Gazës: po sikur ishte apo të bëhet president i SHBA-së një ditë?

Më të lexuarat

Kush është senatori kontravers me thirrjen e frikshme për hir të “dashurisë” ndaj Izraelit

Senatori republikan Lindsey Graham i befasoi amerikanët me deklarata tronditëse, kur krahasoi agresionin e vazhdueshëm izraelit në Rripin e Gazës me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të hedhur bomba atomike në Japoni në Luftën e Dytë Botërore, gjatë një paraqitje të ftuar në emisionin “Meet the Press” të NBC.

Kur u përballëm me shkatërrimin si komb pas Pearl Harbor-it, duke luftuar me gjermanët dhe japonezët, vendosëm t’i jepnim fund luftës duke hedhur armë bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, dhe ky ishte vendimi i duhur”, tha Graham.

Senatori kërkoi që Izraelit t’i sigurohen bombat që i nevojiten për t’i dhënë fund luftës, sepse, tha ai, ata nuk mund të përballojnë humbjen, kështu që “bëni gjithçka që duhet të bëni për të ruajtur shtetin hebre”.

Graham, një mbështetës i vendosur i Izraelit dhe një anëtar i Komitetit Gjyqësor të Senatit, e përdori krahasimin disa herë ndërsa sulmoi Presidentin Joe Biden për kërcënimin se do të ndalonte bomba masive 900 kilogramë nga Izraeli nëse ai do të fillonte një operacion ushtarak në Rafah, qyteti i mbushur me afro një milion njerëz të zhvendosur nga pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, me përjashtim të popullsisë lokale, numri i të cilëve vlerësohet në më shumë se 300,000 sosh.

Zemërimi dhe kritika

Fjalët e senatorit Graham shkaktuan reagime të zemëruara nga shumë organizata dhe analistë, ndërsa Shtëpia e Bardhë u përmbajt të bënte deklarata.

Lëvizja “Code Pink”, një lëvizje feministe që filloi në Amerikë në vitin 2002 për të kundërshtuar vendimin për pushtimin e Irakut, iu drejtua protestave pro-palestineze në kolegjet dhe universitetet amerikane, duke thënë: “Është e turpshme që një anëtar i Senatit të vijojë në detyrë pasi ka bërë thirrje – në televizion drejtpërdrejt – për bombardimin e Gazës me armë bërthamore, në një kohë kur studentët që protestojnë kundër gjenocidit konsiderohen si kërcënim. Lindsey Graham mori mbi një milion dollarë nga AIPAC për të thënë këto fjalë”.

Komentet e senatorit u shpërndanë gjerësisht në platformën X, me videoklipe të shkurtra që zgjasin gati 30 sekonda. Avokati dhe komentatori politik George Conway shpërndau videon dhe shkroi: “Senatori Lindsey Graham është një siklet për ne”.

Historia e nxitjes

Graham është i njohur për deklaratat e tij nxitëse për Lindjen e Mesme. Gjatë një interviste me Fox News në dhjetor, Graham i bëri thirrje administratës Biden të bombardojë pjesë të Iranit dhe ta fshijë atë nga harta.

“Tashmë kam gjashtë muaj që them sulmoni Iranin. Ata kanë fusha nafte në ajër të hapur dhe kanë selinë e Gardës Revolucionare, të cilën mund ta shihni nga hapësira. I fshini nga harta”, tha ai.

Fushata Ndërkombëtare për Shfuqizimin e Armëve Bërthamore (ICAN) i përshkroi deklarimet e Graham si “plotësisht të papranueshme” dhe paralajmëroi se “çdo përdorim i armëve bërthamore nuk do t’i japë fund luftës, por vetëm do të çojë në vrasje masive dhe vuajtje të mëdha për qindra mijëra njerëz”.

ICAN theksoi se “një sulm bërthamor në Gaza do të ishte katastrofik dhe me pasoja të paparashikueshme, madje edhe për izraelitët, sepse rrezatimi bërthamor nuk respekton kufijtë”. Armët bërthamore janë të paligjshme, sipas ligjit ndërkombëtar, dhe civilët dhe infrastruktura civile nuk duhet të jenë në shënjestër të luftës”.

Një marrëdhënie e diskutueshme

Megjithëse Graham renditet në mesin e skifterëve të politikës së jashtme të Partisë Republikane, rryma tradicionale dominuese në parti nuk i mbështet pikëpamjet ekstreme të Grahamit, megjithëse ata pajtohen se është e nevojshme t’i jepet mbështetje e plotë Izraelit.

“Disa argumentojnë se Lindsey Graham është anëtari më i keq i Senatit të SHBA,” thotë Connors Nicholas, një ish-ndihmës i senatorit republikan. “Është e vështirë për mua të them diçka pozitive për të. Që nga vdekja e mikut të tij, senatorit John McCain, Graham është bërë një person problematik dhe bën çfarë të dojë, duke sulmuar vazhdimisht mediat dhe demokratët”.

Pasi Graham kandidoi për president në zgjedhjet e vitit 2016, ai pranoi publikisht se votoi kundër ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2016. Graham e përshkroi Trumpin si “një fanatik fetar që përhap të keqen dhe ksenofobinë dhe shfrytëzon fenë”.

Po atë muaj, kur Graham u largua nga gara, ai i tha CNN: “A e dini se si ta bëni Amerikën sërish të madhe? Thuaj: Donald Trump të shkojë në ferr. Ai nuk përfaqëson partinë time. Ai nuk përfaqëson vlerat që përfaqësojnë burrat dhe gratë me uniformë ushtarake.”

Por pasi Trump fitoi zgjedhjet e vitit 2016, Graham u bë një nga njerëzit e tij më të afërt në të gjithë Partinë Republikane. Që kur Trump humbi zgjedhjet e vitit 2020, Graham e ka përqafuar ish-presidentin në një shkallë që ka habitur aleatët e Trump.

Pra, mendoni për një çast që njerëz të tillë kaq kontraversë mund të bëhen dhe president të SHBA, gjërsa e ka synuar postin e lartë. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit