6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Njeriu që i dha qenit ujë me këpucën e tij

Më të lexuarat

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ka thënë:

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ka thënë: “Teksa një burrë ishte duke ecur, mori etja fort, andaj, pasi gjeti një pus, zbriti në të dhe piu ujë. Kur doli, pa një qen duke nuhatur me gjuhën jashtë, saqë bante dhe etja. Atëherë tha më vete: E paska marrë etja siç më pati marrë mua Kështu, zbriti në pus, e mbushi këpucën me ujë, e kapi me dhëmbë dhe u ngjit sipër pusit që t’i jepte qenit për të pirë. Allahu i ishte mirënjobes për këtë vepër, prandaj ia fali mëkatet.” Sababët e pyetën: 0 i Dërguari i Allahut, u shpërblyekemi edhe për kafshët? – “Për çdo gjallesë që ka mëlçi të njomë (që është akoma gjallë) ka shpërblim”, – iu tha Pejgamberi(alejhis-salatu ues-selam)(Hadithi është i vërtetë, e shënojnë Buhariu dhe Muslimi)

Në një transmetim të Buhariut qëndron: “Allahu ishte mirënjohës për këtë vepër, e fali atë, edhe e futi në Xhenet”. Ndërsa, në një transmetim tjetër të Buhariut dhe Muslimit qëndron: “Derisa një qen sillej rreth një bunari, i cili ishte gati të ngordhë nga etja e madhe, një grua nga Bijtë e Israilit që ishte lavire, e pa atë dhe zhathi këpucën e saj me të cilën i solli ujë për të pirë, për këtë vepër të mirë Allahu e fali ate.

Dobitë dhe mësimet që nxirren prej hadithit:

– Të mëshirshmit do t’i mëshirojë i Gjithëmëshirshmi, edhe po qe mëshira e tyre ndaj kafshëve, e lëre më ndaj nejrëzve.

– Allahu i fal të gjitha mëkatet, sado të jenë të mëdha. Atij që pendohet, Allahu ia pranon pendimin.

– Nuk duhet nënvlerësuar asnjë vepër të mirë, sado e vogël që të jetë.

– Dhënia e ujit për pirje është sadakaja më e mirë.

– Edhe veprat më të vogla, sikur dhënia ujë një qeni, mund të jenë shkak që Allahu ta falë robin e Tij.

– Imoraliteti është prej mëkateve të mëdha, vepruesi i tij duhet të pendohet tek Allahu sinqerisht dhe të largohet prej këtij mëkati.

    – Nuk guxojmë të gjykojmë për asnjë mëkatar musliman se është në Zjarr.

    – Sahabët mendonin se robi shpërblehet për veprat e mira karshi njerëzve, por jo edhe ndaj kafshëve.

    Ebu Is’hak El Huvejni – “Tregime të vërteta profetike”

    - Advertisement -spot_img

    Më tepër

    Të fundit