1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Njeriu mendjeprehtë dhe i guximshëm humbjen e shndërron në fitore

Më të lexuarat

Njeriu mendjeprehtë dhe i guximshëm humbjen e shndërron në fitore, kurse injoranti i padijshmëm nga një humbje i bën dy

I Dërguari i Allahut (savs), pasi u dëbua nga Meka, në Medine e ndërtoi një shtet, mbi parimet e Shpalljes, i cili ishte shembull i drejtësisë, sigurisë, lirisë së vërtetë dhe prosperitetit. Disa do të thonë, por ai ka qenë i Dërguari i Allahut, njeriu më i mirë dhe pejgamberi më i zgjedhur i Allahut, ai ka jetuar dhe detyrën e tij e ka kryer nën mbrojtjen e vazhdueshme të Allahut, çdo ditë është shoqëruar me melekun Xhibril dhe ka qenë i pastër nga mëkatet.

Mirëpo, ka edhe shumë gjigantë të tjerë islamikë, të cilët, me ndihmën e Allahut, sprovat dhe vuajtjet e tyre i kanë shndërruar në sukses dhe fitore.

Ahmed ibn Hanbeli ishte dërguar në burg, ishte rrahur me kamxhik për shkak të pikëpamjeve të tij, por ai u bë imam dhe mbrojtës i Sunetit.

Ebu Hanifja pati sprova të ngjashme, por përkundër të gjitha sprovave, ndaj të cilave ishte ekspozuar, ai u bë i njohur me pseudonimin “Imamul-‘Adham” (Imami më i madh), do të thotë dijetari më i mirë islam.

Prandaj, nëse ju bie një fatkeqësi, shikoni në anën e ndritshme të asaj fatkeqësie. Nëse dikush ju ofron një gotë limon të hidhur, ju shtoni në të një lugë sheqer.

Nëse ju kafshon një akrep, dijeni që ai është serumi dhe mbrojtja më e mirë kundër helmit të gjarprit.

Mundohuni të përshtateni me situatën tuaj të vështirë dhe rrugën me gjemba, në mënyrë që nga gjendja e tillë të rriten lulet dhe trëndafilat aromatik. Sepse: “Ndoshta ju urreni diçka, por ajo është mirë për ju.” (Kuran)

Përmendet se qeveria franceze, para Revolucionit francez, i kishte burgosur ​​dy poetë. Njëri prej tyre ishte optimist i madh, kurse tjetri ishte pesimist i madh. Pasi që prapa tyre u mbyllën portat e rënda të burgut, poeti pesimist shikoi nëpër dritare dhe duke shikuar në rrugën me baltë pranë burgut, filloi të qajë, kurse poeti optimist, i shikoi yjet dhe qeshi.

Gjithmonë shikoni në anën tjetër të tragjedisë, sepse e keqja nuk është e përhershme dhe e vazhdueshme, dhe pas saj vjen e mira, fitimi, fitorja dhe shpërblimi. Vetëm se njeriu duhet të luftojë dhe të këmbëngulë në rrugën e së vërtetës dhe të mirës, dhe mos të ulet e të ankohet për fatin.

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit