1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Njeriu i Bayraktar-it, 10 milion euro për Gaza-n

Më të lexuarat

Krijuesi i dronëve të famshëm, me gjuhë të ashpër ndaj Izraelit

Krijuesi i dronëve turq, Selcuk Bayraktar, foli për situatën katastrofike në Gaza dhe njoftoi se kompania e tij Baykar do të dërgojë ndihma financiare dhe lloje të tjera në Gaza.

Në një adresë në rrjetin social X, Bayraktar deklaroi se në Gaza po ndodh aktualisht një nga tragjeditë më të mëdha në histori.

“Izraeli po masakron civilë të pafajshëm, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Ai kryen krime lufte duke bombarduar spitale, shkolla dhe objekte kulti. Ata që ia detyrojnë identitetin e tyre luftës kundër gjenocidit, sot kërkojnë të drejtat e tyre duke iu drejtuar gjenocidit”, tha Bayraktar.

Pas kësaj, Bayraktar iu referua edhe punës së bashkësisë ndërkombëtare.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime dhe paqja dhe drejtësia duhet të vendosen urgjentisht. Si Baykar, ne jemi të gatshëm të ofrojmë 10 milionë euro ndihmë humanitare për popullin e Gazës”, tha ai.

Së fundi, ai i bëri thirrje gjithë njerëzimit të veprojë.

“I bëjmë thirrje gjithë njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndalur masakrat në Gaza. Të heshtësh do të thotë të jesh bashkëpunëtor në këto masakra”, përfundoi Selcuk Bayraktar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit