2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

NJERIU ËSHTË SHUMË I NXITUAR

Më të lexuarat

NJERIU ËSHTË SHUMË I NXITUAR.
ALLAHU I LARTËSUAR NE SURJA ISRA THOTË:

وَيَدْعُ ٱلْإِنسَـٰنُ بِٱلشَّرِّ دُعَآءَهُۥ بِٱلْخَيْرِ ۖ وَكَانَ ٱلْإِنسَـٰنُ عَجُولًۭا

Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm.
Surja Isra ;11

KUPTIMI I AJETIT…

Kjo tregon injorancën e thellë dhe ngutjen e njeriut. Ai lutet e mallkon duke dëmtuar veten, fëmijët e pasurinë e tij. Kur është i zemëruar, ai nxitohet dhe lutet kundër vetes, ashtu siç nxitohet të lutet për mirë.

Por Allahu i Madhëruar, nga mëshira dhe butësia e Tij, i përgjigjet lutjeve të njeriut për mirë dhe nuk i përgjigjet lutjeve për keq.

“Sikur Allahu t’ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu siç pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t’u përfundonte afati. Por ata që nuk janë të bindur për takimin Tonë, Ne i lëmë të enden në shfrenimin e tyre.” [Junus 11]

TEFSIRI I SADIT “ZOTI E MËSHIROFTË”!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit