3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Njeriu dhe “e vërteta historike”

Më të lexuarat

Redi Shehu

Debatet e mëdha mes shkollarëve të shumtë, shpesh janë përqëndruar mbi atë se a ekziston diçka që quhet “e vërteta historike”? Cilat janë mekanizmat që çojnë drejt saj? Aështë në të vërtetë historia objektive apo historianët qëndrojnë diku mes ngjarjevereale dhe “shportave tëtyre tëmemories”? Me pak fjalë,vërtet historianët kanë arritur të bëjnë histori!? Në fakt e shkuara është tërësia e gjithçkaje ka ndodhur me njeriun dhe shoqëritë njerëzore, ndërsa historia është ekstrakti ikësaj të shkuareinxjerrë në pah sipas këndvështrimit të historianit, arma e të cilit përmblidhet tek memoriadhe tek përgjigja e pyetjes: “Çfarë duhet të kujtojmë dhe si ta kujtojmë”? Armë, e cila bëhet efektive tek balanca e ndërtuar mes objektivitetit të fakteve dhe subjektivitetit të përzgjedhjes dhe interpretimit të tyre. Të gjithëne,i lexojmë të dhënat historike duke u bazuar në besimet dhe bindjet tona intelektuale dhe konceptuale.Ne, nuk duhet t’i kuptojmë historianët si qënie më vete jashtë historisë, ata janë pjesë e saj në kohën që ata jetojnë, janë konsumues të fragmentit të kësaj kohe duke mbartur simptomat e saj.

Përtej vetvetes

Historia e treguar, nuk është e tërë e vërteta, ajoështë vetëm një version i saj i formësuar nga perspektivat dhë këndvështrimet individuale të historianëve. Po atëhere, si mundtë shkohet tek e “vërteta historike” kur një pjesëemirë e profesionistëve të historisë e pranojnë se nuk ka interpretim të pastër objektiv të fakteve historike? Një mision itillë, shpesh duket i pamundur. Nëse i marrim faktet historike të veçuara pa lidhjen me kontekstin, ata nuk nënkuptojnë asgjë. Ato, (faktet) janë subjekt i selektimit dhe vendosjes së tyre nga historianët brënda një kuadri kohor dhe konteksti në mënyrë që ata të marrin kuptim, në atë që Bertrand Russell e quante “biznesi i seleksionimit”. Është pikërisht këtu ku gjetja e të “vërtetës historike” bëhet një mision i pamundur, për arsye se konteksti dhe vizioni i historianit me atë të realitetit tëfakteve historike, shpesh nuk përkon. Politologu dhe historiani i njohur britanik, Eduart Hallet Carr shprehej se:” E vërteta historike gjendet diku në mes fakteve pak të vlefshme dhe vlerës së gjykimeve. Faktet historike janë atje, por përzgjedhja e tyre dhe interpretimi është subjektiv “. Ndryshe do të shkruhej historia e Kosovës parë nga perspektiva serbe dhe ndryshe nga ajo e shqiptarëve. Ndryshe do të shkruhej histoira e Çamërisë parë nga perspektiva greke dhe ndryshe nga ajo shqiptare.

Nuk mund ta konsiderojmë çfarëdo shkrimi njerëzor që mund të ekzistojë si riprodhim besnik të realitetit, sepse shkrimi njerëzor, qoftë edhe histori, për shkak të mangësive që qënia njerëzore ka, përfshin një të dhënë ndërkohë që heq një tjetër bazuar në botëkuptimin e tij filozofik.Gjithë rreziku i cili ka kanosur të vërtën historike pëgjatë udhëtimit të saj, ka qenë lidhja personale që secili prej nesh ka me historinë. Kërshëria që kemi për të ditur të shkuarën, ngjarje,personazhet dhe thelbin e asaj që ka ndodhur, ngjan me etjen e atij që ka ecur në shkretëtirë. Kjo lidhje personale me historinë,është ndërtuar bazuar në raporte të përcaktuara nga tjetërkush.

Roli i historianit në këtë kontekst,do të duhej të ishte pikërisht i atij që këtë lidhje personale të secilit, ta kalibrojë me historinë e vërtetë. Kështu, fatkeqësisht mund të konstatohet se prej mungesës së këtij kalibrimi, në shumë raste disiplina e historisë ka ecur në drejtim të kundërt me vetë natyrën the thelbin e historisë.Megjithatë, një mënyrë për të arritur tek e “vërteta historike” duhet të ketë dhe besoj se kjo gjendet në ata historianë të cilët dalin mbi kontekstin e kohës ku jetojnë të cilët duke njohur kuptimin e ekzistencës së tyre, kthehen në ndërmjetësues objektivë mes përmbajtjes së tëshkuarës dhe audiencës sëtë tashmes, në ndërtues perfekt të ekuilibrit mes formës dhe përmbajtjes historike. Me pak fjalë duke dalë përtej vetvetes.

Manifestimi njerëzor si objekt i historisë

Është interesant vështrimi i filozofit gjerman neo-kantian, Heinrich Rickert, mbi dallimin që ai bën mes shkencës së historisë dhe shkencave natyrore. Këtotë fundit – thotëai – merren me studimin e fenomeneve natyrore të cilat kanë një vlerësim thjesht objektiv, një konsideratë neutrale për shkak se ato thjesht ndodhin. Studimi i historisë dhe i jetës njerëzore, nuk është si studimi i fenomeneve natyrore, sepse për jetën njerëzore dhe historinë e saj, ne nuk kemi thjesht konsideratë neutrale, por ajo ka vitalitetin e saj dhe formën me të cilën e manifeston këtë vitalitet. Pra, historia është fusha ku këto manifestime vitale dhe qëllimpliota, marrin formë brënda strukturave të caktuara sociale dhe rendeve politike. Këto manifestime në fakt janë shumatorja e jetëve të individëve të cilët jetojnë dhe jeta e tyre është e shumëllojshme e cila krijon gjithnjë situata të reja që në nuk janë gjë tjetër veçse histori të reja. Pra, njeriu si qënie me shpirt,është krijues isituatave të ndryshme të njëpasnjëshme duke u shfaqur në forma të llojllojta gjatë jetës së tij,që në thelb përbëjne manifestime të ndryshme të historisë.

Më qartë koncepti vjen nga një prej filozofëve anglezë të fundit tëmodernizmit, Robert Collingwood në qasjen e tij mbi filozofinë e historisë të përmbledhur në librin “Ideja e Historisë”.Duke u përpjekur pikërisht për të hulumtuar manifestimin njerëzor si objekt të historisë, ai ështëi mendimit se nëkëtëshkencë, objekt i saj quhen veprimet e njerëzve. Historiani nuk mund të përceptojë mendimet ashtu siç shkenctari përcepton faktet natyrore, por ai duhet t’i kuptojë ato duke aktivizuar proçesin e mendimit. Në këtë kuptim, historia nuk është gjë tjetër veçse një proçes i riaktivizimit të mendimeve të së shkuarës në mendjen e historianit. Si një proçes mendimi, proçesi historik,është vetë jeta e mendjes e përmbledhur në diturinë historike.

Kështu, njëriu është në qëndër të historisë me gjithë manifestimet e veta. Por ama, ai është një qënie që gjallon në formë të dyfishtë, ka anën e tij të brëndëshme dhe anën e tij të jashtme. Gjë që do të thotë se edhe studimi ihistorisë bazuar në veprimet e njerëzve nuk është i shkëputur nga studimii anës së jashtme dhe të brëndshme të ngjarjeve, përsa kohë ato janë manifestime të vetë kësaj qënie të dyfishtë siç është njeriu. Puna e historianit, nuk mundet në asnjë mënyrë të mbarojë vetëm me studimin e anës së jashtme të ngjarjeve historike. E nëse ai e ka parasysh se ngjarja historike ështënjë veprim njerëzor, ai futet nëlogjikën e mendimit të asaj kohe, pra, bëhet pjesë e ngjarjes duke kuptuar nga brënda të gjithë elementët që e shkaktuan atë. Kjo, sepse mendimet janë pjesa e brëndshme e qënies njerëzore e cila manifestohet me veprime. Proçesi historik është një proçes së pari mendimesh, parënga ana e brëndëshme, dhe pastaj veprimesh, parë nga ana jashtme, që përfundon më vonë me aktin historik.

Prandaj, duke u mbështetur në këtë formë arsyetimi, lidhur me shkencën e historisë, mund të kuptojmë fare lehtë se ndryshenga shkencat etjera ekzakte, ku objekti dhe subjekti janë të pavarura nga njëri-tjetri, në shkencën e historisë ato tëdyja,objekti historik dhe subjekti historian, nuk mundtë ekzistojnë të pavarur nga njëri-tjetri.Në këtë kuptim gjetja e “të vërtetës historike” është në fakt aftësia për të kuptuar së brëndëshmi dhe pastaj së jashtmi një proçes historik. Pra, për të kuptuar historinë duhen kuptuar qëllimet e veprimeve historike. Gjetja e kësaj të vërtet kthehet në mision të pamundur kur historia shkuhet në formatin thjetë deskriptive të veprimeve të jashtme të aktorëve duke mos u thelluar dhe kuptuar thelbin e mendimit të brëndëshëm të tyre.

Të ulesh në prehërin e së tashmes duke menduar se e shkuara është pikërisht vetëm ajo çka ty të shkon në mend, është një formë e hamendjes e cila nuk i kalon caqet e të qënurit irracional. E shkuara nuk është thjesht një përceptim personal, ajo është një formë konsensuale e kolektives e cila risillet në vëmendje duke iu referuar provave që i japin ngjyrimin apo domethënien historike asaj. Kokëfortësia e fakteve dhe shifrave, përplaset me striptizën e interpretimeve historike në një luftë për domethënien e vetë të shkuarës. Interpretime të cilat, marrin përsipër të kthehen në mbrojtëse të ideologjive paçka se e vërteta si thelb i historisë ndodhet në qënësinë e saj.

Histori e politikës apo politikë e historisë?

Një ndër telashet më të mëdha të shkencës së njohjes dhe studimit të të shkuarës, është përdorimi populist duke e nxjerrë historinë nga funksioni i saj publik drejt një mjeti politik me qëllim afatshkurtër. Pra, një ndrydhje të historisë nga historianët brënda një kafazi mediokriteti. Ky prototip historianësh, janë ata qëjanë shquar duke e komplikuar të shkuarën në kohën kur ajo ishte thjeshtë dhe duke e thjeshtëzuar atë në kohën kur ajo ishte e komplikuar. E gjitha përmes skemës bardhe e zi të kuptimit të ngjarjeve dheroli tëfigurave historike. Imagjinoni kur kësaj anomalie t’i shtohet nga pas një pushtet i tërë politik i cili fabrikon pjesë të historisëapo tërë historinë vetë.

I tillë ishte edhe sistemi totalitar shqiptar i cili,ashtu siç akademiku francez Pierre Hassner i pati titulluar, regjime totalitare që prodhjonë gënjeshtra totalitare, dhe nga ana tjetër, gënjeshtra totalitare qënuk mund të imponohen veçse në regjimet totalitare. Sistem i cili prodhoi dëmet më të mëdha për popullsi të tëra në botë gjatë gjithë kohës së rrugëtimit të tij historik, dëme të cilat u kalçifikuan në shumë shtresa sociale e nivele identitare. Arsyeja e këtij denigrimi progresiv historik, qëndroi në faktin se totalitarizmikomunist, përmes strukturave të mirëngritura vrasësish të historsë me pagesë, apo të ashtuquajturve “akademykë”, të cilët mykjen intelektuale e këmbenin me teza të servirura sipas recetave të përgatitura nga regjimi, fshihte dhetransformonte fakte historike dhe identitete, të cilat kishin të bënin me të kaluarën e një kombi dhe ndërtonte e fallsifikonte identitete të reja të ndërtuara me pjesë këmbimi historike të marra hua.

Influencën e politikës mbi interpretimin e fakteve historike, e shohim në tre nivelet e shprehura nga Hassner. Niveli i parëështë ai isajimit të miteve apo të narrativave identitare të një populli, i dyti është manipulimi dhe shfrytëzimi politik i historisë nga një fraksionpolitik kundër një fraksioni tjetër dhe niveli i tretë,është ai ikrijimit dhe imponimit totalitar të mitit historik qëiimponohet me forcëgjithë shoqërisë si një e vërtetë zyrtare, kritika ndaj së cilës pastaj konsiderohet akt tradhëtie.

Nëse do t’i plazmojmë këto nivele në kontekstin tone, shohim se i gjejmë besnikërisht të përputhshme me kriteret e shprehura nga Hassner. Sigurisht qësajimin e miteve apo narrativave identitare si shpëtimtare të kombit, si pikë ku duhet të zanifillojë epoka e re, e hasim në ndërtimin e identitetit tëri nacional shqiptar, icili kishte nevojë për figurat veta të mitizuara për t’i dhënë forcë këtij realiteti të ri.Më pas, manipulimin dhe shfrytëzimin politik të historisë nga një fraksion politik ndaj një tjetri, e gjejmë tek qëndrimet dhe mendimet irracionale ndaj historisë sonë parë nëdy përthyerje të ndryshme që zgjaten deri vonë në kuptimin mbi luftën apo mbi data e çlirimit të vendit. Ndërsa nivelin e tretë, atë të imponimit totalitar të sajesës historike dhe imponimit me forcë në shoqëri deri në zyrtarizim të kësaj manie, e gjejmë sigurisht tek metodologjia marksiste-leniniste, ku vija politike e partisë përcaktonte kursin ideologjik të trajtimit dhe interpretimit të fakteve historike, duke i shndërruar ato në “të vërteta historike” të pamohueshme. Një soj parafabrikimi historik i ndërtuar si model i paprekshëm dhe i pacënueshëm nga askush. Çdo concept i kundërt me këtë trajtim konsiderohej akt zyrtar tradhëtie.

Kështu, konceptet e tradhëtarit dhe patriotit të kategorizuar nga ideologjizimi enverist i historisë, i gjejmë edhe sottë shndërruara në tipologjine e tradhëtarit dhe patriotit karshi ideologjisë së integrimit duke u mbështetur te i njëjti mit i historisë të ndërtuar nga ata vetë.Të gjithë ne, mund të kishim menduar se një çerek shekulli mendim i lirë, do të kishin filluar të shkatërronin kalanë ideologjike të historiografisë të ndërtuar gjatë regjimit komunist, e cila karakteristikë të sajën kishte materializmin historik e e ndjekur nga një metodologji marksiste-leniniste ku politika partiake përcaktonte kursin e interpretimit të historisë.

Kujtesa historike, ka të bëjë direkt me identitetin e një populli, nga mënyra se si kjo kujtesë trajtohet, përcaktohet edhe mënyra se si e ruajmë apo e mirëmbajmë identitetin tonë. Për më tepër, vrasja e kujtesës qëllimshëm ose jo, do të thotë edhe vrasje identitare. Në fakt, neuroza historike, përmes shpërfytyrimit të fakteve historike, në formë totalitare ose jo, nuk është gjë tjetër vetëm se vrasje e kujtesës dhe krijimin e një modeli të ri të të kujtuari neurotik i cili i përshtatet gënjeshtrës totalitare.

E “vërteta historike”është e tille vetëm në kontekstin e lirisë

“Historia është një dialog i përhershëm mes shoqërisë së sotme dhe asaj të së shkuarës” – shkruante Carr, një dialog i cili zhvillohet në formë korrekte vetëm në një kontekst lirie, të një shoqërie të lirë, sepse e vërtat merr kuptimn e saj vetëm nënjë mjedis të lirë. Për të kuptuar veprimet e njerëzve si thelbi i manifestimit tëhistories, duhet të kuptojmë rolin që ka liria në vetë njeriun i cili e përmbush historinë përmes veprimeve apo mosveprimeve të veta. Historia pa njeriun është një enë bosh,është një njësi abstrakte e pakuptueshme dhe e pa sens. Njeriu si thelb isaj, me vitalitetin dhe manifestin e këtij vitaliteti,i jep kuptimin dhe shpirtin historisë dhe e kthen atë në një shkencë e cila dallon katërcipërisht nga shkencat natyrore të cilat nuk kanë nevojë për njeriun dhe mjedisin elirë për ta aktualizuar veten.

Historiani dhe puna e tij me të shkuarën dhe të tashmen është elidhur me vlerat personale dhe se çfarë synimi prioritar ka ai në puën e tij. Të dyja këto, si vlera personale dhe prioriteti i punës, janë të deformuara nëse nuk zhvillohen në një mjedis lirie, brënda një shoqërie të lirë.

Historia nu ka përfunduar, ajo vazhdon

Një ndër problemet e mëdha sot me konceptin mbi historinë, është ai që ka të bëjë pikërisht me heqjen e rolit të manifestimit njerëzor si objekt dhe qëndër e historisë. Nëgrupet kryesore të mendimit mbi historinë, një gjë e tillë shfaqet qartazi. Grupimi i parëështë ai që mbështetet në këndvështrimin ciklik të historisë, i cili bazohet në bindjen se historia ecën në formë rrethore, gjërat ndodhin në formë po rrethore duke mos pasur një kuptim dhe pa pikë sensi të ngjarjeve. Njeriu nuk ka asnjë rol në ngjarjet dhe kuptimet historike. Grekët e lashtë e mbështetnin këtë ide, por që më vonëe hasim edhe tek Niçe, i cili i dha një kuptim modern këtij sensi ciklik të historisë.

Grupimi, i dytëështë ai që ka të bëjë me determinizmin historik, kryesisht bazuar mbi teorinë e Hegelit, por e dhe të Marksit, të cilët mendonin se historia vihet në lëvizje nga forca jonjerëzore, nga forca ekonomike (shteti absolut), natyrore, Frojdi shkon edhe më tej duke thënë që ajo (historia) vihet nëlëvizje nga erosi.

Të dyja këto pikëpamje mbi historinë, kanë një gjë të përbashkët, atë të përjashtimit të rolit të njeriut si qënie e cilaështë e aftë të përzgjedhë dhe që mbart përgjegjësi historike për këtë përzgjedhje të tij. Bazuar në këto pikëpamje, e sidomos mbi pikëpamjen hegeliane deterministe të historisë, sot ne shohim teori të mendimtarëve si Fukujama që kurorëzohen me idenë e “fundit të historisë”.Është krejt interesant fakti se si lulëzon një ide e tillë brënda konceptit se lëvizjet natyrore, shtetërore, ekonomike, erotike, vetpërmbushen në epokën tonë brënda një triumfi të kapitalizmit të liberaldemokracive. Me këtë status përcaktimi, Fukujama i jep fund historisë, ku kytriumf përcakton edhe pikën fundore të zhvillimit të njerëzmit, fundin e evolucionit të tij ideologjik. Historia, sipas Fukujamës mbaron me universalizimin e këtij triumfalizmi determinist, për të gjitha shoqëritë njerëzore.

Nëse qëndra e historisë do përbëhej nga ekonmia, shteti, sigurisht që këto janë koncepte që duhet të kënë një fund. Prandaj edhe fundii historisë së Fukujamës ështëi pashmangshëm, përsa kohë ai nuk bazohet në rolin e individit në histori por nërolin e strukturave ndaj saj. Njeriu është njënocion infinit, strukturat janë nocione fundore. Për këtë arsye historia nuk e ka një fund dhe është infinit nëse ajo ka në qëndër manifestimin njerëzor veprat dhe qëllimet e tij. Në këtë kuptim njeriu është thelbi ihistorisë, dhe qëndra e këtij thelbiështë liria e tij për të përzgjedhur një veprim historik. Qasja determimniste bën pikërisht të kundërtën i heq njeriut lirinë e veprimithistorik duke ia kaluar strukturave, e zhvesh atë nga infiniti i tij duke idhënë historisë pastaj atribute fundore.

Pyetja qëdel natyrshëm pataj është ajo se si mundet të gjejmë “të vërtetën historike” nëse i heqim kësaj të vërtete elementin qëndror të saj, i cili është njeriu? A mundet ne të krijojmë një ide të qartë mbi ngjarjen historike nëse e kuptojmë atë vetëm së jashtmi duke njohur vetëm rolin e shtetit apo ekonomisë si determinuese të historisë? Po veprimi i brëndshëm, roli i mendimit si përcaktues i këtij veprimi?

Që e vërteta historike të rivendoset, duhet dhe është e nevojshme që historia  e shkruar të kalojë përmes një proçesi rivlerësimi dhe mbi të gjitha rimoralizimi të domethënies historike të ngjarjeve dhe hapave vendimtarë të saj. Për këtë është e nevojshme që të rritet përkuptimësia e mesazheve të brëndëshme që vijnë nga historia, por jo vetëm kaq, është e nevojshme që diafragma e fakteve dhe provave historike duhet të zgjerohet për një frymëmarrje të natyrshme.

Marrë nga revista MEDIUS

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit