1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Njerëzit janë si njëqind deve …”

Më të lexuarat

Lavdi Allahut.
El-Buhari (6498) dhe Muslim (2547) shënuan se Abdullah ibn Umer r.a tha:
Dëgjova të Dërguarin e Allahut s. a. v. s të thoshte:
“Njerëzit janë si njëqind deve. Mes tyre zor se gjen një të përshtatshme për
ngasje.”
Ky është versioni i shënuar nga el-Buhari. Në versionin e shënuar nga Muslim
thuhet:
“Ti do të gjesh se njerëzit janë si njëqind deve midis të cilave zor se gjen një të
përshtatshme për ngasje.”
El-Hafidh ibn Haxher tha:
“Transmetimi pa nyjën shquese (në arabisht) dhe pa fjalën ‘zor’ do të thotë se midis njëqind deveve, s’do të gjesh një të vetme të përshtatshme për ngasje, sepse e përshtatshmja për ngasje duhet të jetë e dëgjueshme dhe e butë. Ngjashëm, midis njëqind njerëzve, s’do të gjesh një të përshtatshëm për shok, të atillë që ndihmon tjetrin dhe është i butë e i sjellshëm me të. Transmetimi ku thuhet ‘zor se gjen’ është më i kuptueshëm, sepse thekson më shumë idenë dhe pasqyron më mirë realitetin, ndonëse domethënia e transmetimit të parë rezulton në të njëjtën gjë dhe mohimi absolut mund të interpretohet si theksim a me kuptimin se e rralla përbën përjashtim, jo rregull.
El-Khattaabi tha:
Grumbullin prej njëqind devesh arabët e quajnë ibl (këtu të përkthyer si deve).
Kështu, ata thonë për dikë se ka ibl, domethënë ai ka njëqind deve; dhe po ashtu thonë ai ka dy ibl, domethënë ai ka dyqind deve. Them se, sipas kësaj, transmetimi që nuk përdor nyjën shquese, përmend njëqindshin duke shpjeguar fjalën ibl, sepse shprehja ‘si devetë’ (arab: ke ibl) do të thotë si njëqind deve. Për shkakun se fjala ibl në vetvete nuk përdoret zakonisht për t’iu referuar njëqindëshit, pejgamberi s. a. v. s përmendi njëqindshin sa për të theksuar kuptimin dhe për t’i ikur ndonjë paqartësie. Për sa i përket transmetimit të Buhariut, nyja shquese përdoret në kuptimin e përgjithshëm.
El-Khattaabi po ashtu tha:
Dijetarët e kanë interpretuar këtë hadith në dy mënyra:
1. Karshi gjykimeve fetare, të gjithë njerëzit janë të barabartë, dhe s’ka kurrfarë diskriminimi mes atyre me pozitë të lartë dhe atyre me pozitë të ulët, si puna e njëqind deveve midis të cilave s’e gjen asnjë të përshtatshme për ngasje, gjë që i referohet devesë që mund të shalohet dhe të ngitet. Të gjitha devetë janë të përshtatshme për bartjen, por nuk janë të përshtatshme për shalim dhe për ngasje;
2. Shumica e njerëzve kanë dështime. Sa u përket njerëzve virtuozë, numri i tyre është i pakët, prandaj dhe ata janë sikurse deveja e përshtatshme për ngasje midis deveve të përshtatshme vetëm për bartje. Ne e shohim këtë po ashtu në ajetin ku Allahu thotë: ‘… por shumica e njerëzve nuk e dinë.’(el-A’rafë, 187)
Them se el-Bejheki përcolli këtë hadith në Kitaab el-Kada, lidhur me trajtimin e barabartë të palëve kundërshtuese nga ana e gjykatësit, duke u bazuar në interpretimin e parë (se njerëzit janë të barabartë karshi ghykimeve fetare). Dhe ai përcolli nga Ibn Kutejbe se ‘deveja e përshtatshme për ngasje’ është një deve femër e kualitetit të lartë, që përzgjidhet ndër devetë e përdorura për ngasje dhe mund të dallohet, kur gjendet midis deveve të tjera. Ky hadith do të thotë se, shikuar nga këndvështrimi i prejardhjes, njerëzit janë si njëqind deve midis të cilave s’ka asnjë deve të përshtatshme për ngasje, kështu që janë të barabarta.”

El-Ez’heri tha:
Arabët e quajnë nexhiib devenë e përshtatshme për ngasje, nëse ajo është mashkull, dhe nexhibeh, nëse ajo është femër (nexhib do të thotë e kualitetit të lartë). Shkronja Ha në fjalën rahileh (e përkthyer këtu si deve e përshtatshme për ngasje), përdoret për theksim (D.m.th. nuk do të thotë se deveja në fjalë të jetë patjetër femër). Ai tha: ‘Pikëpamja e Ibn Kutejbes është e gabuar. Ajo çfarë mendohet këtu është se, ata që nuk kanë shumë interesim për këtë botë, që kanë arritur përsosurinë në këtë drejtim dhe janë të etur për ahiretin, janë të rrallë, si deveja e përshtatshme për ngasje midis njëqind deveve të tjera.
En-Newewi tha:
Ky është një interpretim më i mirë i hadithit. Më mirë se kjo është interpretimi i të tjerëve se, njerëzit me karakter të këndshëm dhe cilësi të mira, janë të pakët. Them se ky është interpretimi i dytë dhe thekson cilësitë e atyre që kjo botë nuk u intereson shumë, mirëpo është më me vend që kjo të merret në kuptim më të gjerë, siç tha edhe shejhu.
El-Kurtubi tha:
Është më me vend që nga kjo metaforë të kuptohet se, njeriu bujar, që bart ngarkesat e njerëzve dhe i liron nga shqetësimet, është shumë i rrallë dhe i dashur, si deveja e përshtatshme për ngasje midis deveve të tjera.
Ibn Bettaal tha:
Hadthi do të thotë se njerëzit janë të shumtë, por të paktë janë të këndshmit mes tyre. El-Buhari la të kuptohet kjo duke përfshirë hadithin në kaptinën e titulluar Raf el Amaaneh (Humbja e përgjegjësisë), meqë, nëse personi ka këtë cilësi (D.m.th. është i pandershëm dhe i pabesë), është më mirë të mos kesh punë me të.” (Fet’h el-Baari 11/335) Nga kjo mund të nxjerrim përfundimin se hadithin duhet interpretuar si theksim të virtyteve të njerëzve. Mund të interpretohet po ashtu se njerëzit e pëlqyeshëm në rrafshin e përkushtimit fetar dhe me karakter të mirë janë të rrallë, mu siç nuk mund të
gjesh midis njëqind deveve një të përshtatshme për ngasje. Nga ky interpretim anojnë shumica e dijetarëve.
Ibn el-Ethir tha:

“’Njerëzit janë si njëqind deve. Mes tyre zor se gjen një të përshtatshme për ngasje’ do të thotë se personi i këndshëm e virtuoz është i rrallë dhe i pëlqyeshëm, si deveja cilësore që është mjaftueshëm e fortë për të bartur barrë dhe për të udhëtuar gjatë, gjë që s’mund të gjesh te shumë deve.” (en- Nihaajeh, 1/15)
Shih po ashtu Mirkaat el-Mefaatih (8/3360), Umdet el-Kaari (23/85), et-Tejsir
(1/395), Haashijet es-Sindi ala Ibn Maaxheh (2/479).
Allahu xheleshanuhu e di më së miri/ mburoja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit