1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia “tradicionalisht hungareze”

Më të lexuarat

European Pravda ka publikuar një listë me 11 kërkesa, në lidhje me pakicat që Hungaria i ka paraqitur Ukrainës në këmbim të marrëveshjes së saj për të mbështetur fillimin e negociatave për pranimin e vendeve në BE.

Deri më tani, kërkesat hungareze kanë qenë jo publike. Ukraina e mori listën nga Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó në janar.

Negociatat kanë vazhduar që atëherë, por pala hungareze ka kundërshtuar gjithmonë publikimin e listës, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, për t’iu përmbajtur ultimatumit hungarez, Olha Stefanishyna, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, u detyrua të deklaronte se pala ukrainase ishte e gatshme të zbatonte plotësisht 11 kërkesat nga Hungaria.

Gjysma e kësaj liste ka të bëjë me arsimin në gjuhën hungareze, në veçanti, sigurimin e përdorimit të gjuhës hungareze në të gjithë procesin arsimor, mundësinë e marrjes së një përkthimi hungarez të Vlerësimit të Pavarur të Jashtëm dhe Testit Kombëtar me shumë lëndë, futjen e statusit të një “institucion i arsimit të mesëm të përgjithshëm të komunitetit kombëtar” etj.

Ekzistojnë gjithashtu klauzola për statusin e territoreve ku hungarezët ukrainas kanë jetuar historikisht, për shembull, duke njohur automatikisht të gjitha vendbanimet në Zakarpattia si “tradicionalisht hungareze”, madje edhe ato ku hungarezët nuk kanë jetuar kurrë historikisht. Disa nga këto pika janë problematike dhe nuk është arritur asnjë kompromis.

Një pjesë tjetër e kërkesave hungareze ka të bëjë me përfaqësimin politik të pakicave kombëtare, në veçanti me kërkesën për të garantuar përfaqësimin e tyre në parlament.

Por, për shkak të pamundësisë së zbatimit të kësaj ideje, Budapesti tashmë ka filluar të japë sinjale gatishmërie për ta braktisur, ndonëse nuk e ka tërhequr plotësisht kërkesën.

Siç theksohet në artikull, detajet e listës po ndryshojnë gradualisht dhe po qartësohen nga pala hungareze gjatë negociatave. Konsultimet për dokumentin po vazhdojnë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit