Reisul Ulema me bashkëpuntorët e tij vizitoi QKI në Uinterthur ku u prit nga Imami i mirënjohur H. Ismail ef. Halili dhe z. Adem – Kryetar, si dhe shumë besimtarë të kësaj Qendre. Përshëndeti besimtarët, falënderoj për kontributin e dhënë në organizimin e jetës fetare islame si dhe kontributin e këtij xhemaati në vendlindje.
Qëllimi kryesor i vizitës ishte që Reisul Ulemaja t’ju uroj nisjen e ndërtesës së re të Qendrës islame në Winterthur duke ju dëshiruar angazhim, urtësi dhe mbarim sa më të shpejt të Xhamisë.
Falëmderuam Hoxhë Ismailin, i cili njëherit është një aktivist i palodhshëm në Zvicër, që me dekada me gjithë qenien e tij e ka vendos në shërbim të Islamit dhe organizimit të jetës fetare e kombëtare.
Në Qendrën Kulturore islame patëm takim edhe me Kryetarin e KMSHZ H. Hafiz Mehas Alija.