8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Një vit nga llahtara e Hasanbegut në Shkup, tragjedia që vazhdon: Elifi 16-muajshe mbetur pa varr!

Më të lexuarat

Nga Mensur Krasniqi

Një vit më parë, lagja Hasanbeg në Shkup, e dominuar nga shqiptarë, do përjetonte orë llahtare si pasojë e vërshimeve nga rreshje të pazakonta shiu. Për pak orë, gjithçka përfundoi nën ujë duke mos kursyer as jetë njerëzore.

Xhemuli me Furkanin dhe Elifen

Më rëndë nga kjo e dyta e pësoi familja Fejzullai, ku djali Furkani, së bashku më të bijën 16-muajshe, Elifen, lanë frymën e fundit mes ujrave të tërbuar. Por tragjedia vijon ende, teksa e mitura nuk është gjendur dot as pas një viti. Ajo sot është pa varr, duke jua gërryer shpirtërat të afërmëve të saj, nënës sidomos.

Xhemuli, vëllau i Furkanit dhe xhaxhai Elifes pa varr, nuk i  mban dot lotët as sot dhe gjoks shtrënguar nga dhimbja, me zorr pëshpërit ca fjalë….     

Si e kujtoni humbjen e mbesës dhe vëllait pas një viti?

Mjaft rëndë! Nuk mundem të flas nga mërzia e madhe që e përjetojmë, e sidomos tani që po bëhen një vit nga humbja e dy më të dashurve tonë të familjes.

Dy vajzat e tjera të Furkanit, tek varri i të atit

Në veçanti familja e përjeton më së keqi humbjen e vëllait dhe mbesës në momentet kur shkojmë për vizitë te vari i tij, dhe aty mungon vari i Elifes së vogël. Është shumë rëndë por s’kem çfarë të bëjmë, ka qenë caktim i Allahut dhe kësaj askush s’mund t’i ikë.

Në çfarë drejtimi po shkon jeta e fëmijëve jetimë, kush po përkujdeset për ata?

Si mund të jetë ndryshe, pikëllim, pikëllim! Për momentin, që nga vdekja e vëllait, për fëmijët e tjerë, Erinën 6-vjeçare dhe Erminën 5-vjeçare përkujdeset nëna e tyre dhe e gjithë familja jonë. Nuk kalon ditë pa i përmendur si ne po edhe fëmijët. Shpesh herë i kujtojnë momentet më të mira të jetës, si kanë kaluar si janë kënaqur me babain e tyre.

Sikurse po të ishte e mundur, me çfarë do e kishit këmbyer (ndërruar) gjetjen e trupit të pajetë të Elifes së vogël?

Automjeti i Furkanit

Ashtu sikurse vëllai, edhe unë nuk do ta kisha kursyer veten dhe jetën time vetëm për ta gjetur Elifen e vogël, që ta varrosim pranë babait të saj, Furkanit.

Përveç humbjes së vëllait, ju keni pësuar dëme të mëdha edhe në aspektin material nga vërshimet. Sa keni arritur të rimëkëmbeni?

Kur jemi te dëmet materiale, jo vetëm unë por i gjithë fshati Hasanbeg sot e kësaj dite jemi duke punuar dhe rregulluar shtëpitë e shkatërruara, dhe ende nuk kemi ardhur në vete plotësisht. Ndonëse tash ne si familje kemi ndërtuar një shtëpi tjetër, Ermina 5-vjeçare thotë se më mirë te shtëpia e vjetër se te e reja, atëherë e kishim edhe babin edhe Elifin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit