0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Një vit nga Banjska, ky është qëndrimi i BE-së

Më të lexuarat

Sulmi ku u vra një polic kosovar e tre terroristë serbë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano tha, në një-vjetorin e sulmit në Banjska të Kosovës, se BE-ja u bën thirrje autoriteteve që të ndjekin penalisht sulmuesit.

Në rrjetin social X, ai ka shkruar se duhet të vazhdohen përpjekjet për ruajtjen e sigurisë dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Një vit pas sulmit në Banjskë, BE-ja përsërit thirrjen e saj për ndjekje të shpejtë të atyre që janë përgjegjës dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe përgjegjësi. Është një kujtesë e nevojës për përpjekje të vazhdueshme për ruajtjen e sigurisë dhe avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Stano.

Në një sulm në Banjska më 24 shtator 2023, një grup i armatosur i serbëve sulmoi policinë dhe vrau policin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Qeveria në Prishtinë e cilësoi këtë sulm si terrorist.

Përgjegjësinë për sulmin e morri Milan Radoiçiç, lider i Listës Serbe. Ai është nën hetim si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë. Radoiçiç po përballet me akuzat për terrorizëm në Kosovë, së bashku me 44 persona të tjerë.

Kurti: Serbia planifikoi një sulm ndaj Kosovës

Kryeministri Kurti tha se sulmi i vitit të kaluar paraqet një “plan për të sulmuar Kosovën”, pas të cilit, sipas tij, qëndronin formacionet paraushtarake, terroriste të financuara dhe të drejtuara nga Serbia.

Ishte një agresion kundër sovranitetit shtetëror, integritetit territorial, paqes, sigurisë dhe kushtetutshmërisë”, u tha Kurti gazetarëve pasi zbuloi një tabelë në Banjska me emrin e rrugës që mban emrin e policit të vrarë Bunjaku. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit