1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Një vështrim nga afër i komunitetit musliman në Meksikë

Më të lexuarat

Nga: Yuri Cortez

Disa mund të habiten duke parë një vajzë të veshur me shami në San Cristobal të Meksikës, pasi për më shumë se 20 vjet, ka komunitete muslimane që jetojnë atje. Sot, qyteti mund të konsiderohet qendra jozyrtare e muslimanëve në shtetin e Chiapas.

Sputnik ka komunikuar me udhëheqësin e njërit prej këtyre komuniteteve për të kuptuar se si Islami arriti të përhapej në tokat e Majasë së lashtë.

Historia e Islamit në Chiapas lidhet, çuditërisht, me kryengritjen Zapatiste të vitit 1994. Menjëherë pas rebelimit, një grup predikuesish spanjollë i sugjeroi nënkomandantit Marcos, ideologut kryesor të grupit, konvertimin e rebelëve në Islam. Megjithatë, udhëheqësi Zapatista refuzoi të takohej me predikuesit e Spanjës dhe kështu ata filluan të konvertonin vetë njerëzit vendas.

Me kalimin e kohës, muslimanët lokalë u ndanë në katër grupe. Mes anëtarëve të komunitetit musliman të Chiapas, shumica përbëhet nga popujt Maja dhe Tzotzil.

Sipas regjistrimit të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave dhe të Gjeografisë (INEGI), në vitin 2010, ishin 3,760 muslimanë në vend, 110 prej të cilëve jetonin në Chiapas.

Njëri prej grupeve muslimane me prani të madhe në shtetin e Chiapas është Xhemati Musliman Ahmedia. Ibrahim Chechev, imam nga San Cristobal, i tha Sputnikut për origjinën dhe perspektivën e komunitetit.

Deri më sot, Xhemati Ahmedia është i përbërë nga 60 familje dhe ky numër është në rritje.

“Shumë njerëz indigjenë po kërkojnë një udhëheqës të vërtetë. Ata e gjejnë atë në komunitetin tonë dhe e marrin përmes mësimeve të Islamit”. (Ibrahim Chechev)

Ndër të tjera, grupi ndihmoi në zbutjen e pasojave të tërmeteve në Meksikë, në vitin 2017. Muslimanët ndihmuan njerëzit që kishin mbetur pa strehë.

“Duke qenë muslimanë dhe qytetarë të San Cristóbal, ne nuk kemi asnjë lloj keqkuptimi apo ndonjë problem tjetër. Përkundrazi, po forcojmë lidhjet me fetë e tjera”, tha Chechev

“Ne jemi gjithmonë në favor të paqes dhe të bashkimit, pavarësisht nga lloji i fesë që deklarohet. Ne i respektojmë, i duam dhe ndjekim vëllezërit tanë të krishterë, pa marrë parasysh nëse janë evangjelistë, katolikë apo ndonjë tjetër”. (Ibrahim Chechev)

“Anëtarët e komunitetit kanë një marrëdhënie të mirë dhe të ngushtë, si në mjedisin e xhamisë së tyre ashtu edhe në shoqërinë në përgjithësi”, shtoi imami.

Sipas Chechev, Xhemati Musliman Ahmedia është krejtësisht kundër terrorizmit dhe atyre që e dëmtojnë emrin e Islamit.

Ai shpjegoi që rrënja e fjalës “islam” në arabisht është “paqe”, ndërsa fjala “musliman” mund të përkthehet si “ai që i bindet vullnetit të Allahut”. Prandaj, anëtarët e këtij komuniteti, në një mënyrë pozitive duhet “t’u mësojnë njerëzve mesazhin e vërtetë të Islamit”, shpjegoi Chechev.

Qëllimi ynë është të promovojmë dhe ta interpretojmë Islamin në mënyrë të saktë për të gjithë këta njerëz që e marrin atë të gabuar. Ka shumë konfuzion në shoqëri. Njerëzit shpesh e lidhin Islamin me terrorizmin dhe me abuzimin me gratë. (Ibrahim Chechev)

Chechev shtoi se ka njerëz që pretendojnë se Islami nuk duhet të ekzistojë sepse është një fe shumë agresive.

Kjo është njëra prej arsyeve që Xhemati Ahmedia “vazhdimisht po lufton” kundër këtyre paragjykimeve për të transmetuar mësimet më të bukura të Islamit.

 

Burimi: Sputnik/ Gazeta impakt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit