Si pasojë e sulmit, ka rënë dëshmor ushtari me emrin Hanoğlan Halilov nga ushtria e Azerbajxhanit në linjën e frontit
BAKU (AA) – Një ushtar i Azerbajxhanit ka humbur jetën si rezultat i gjuajtjes me artileri nga ushtria e Armenisë në linjën e frontit në Malësinë e Karabakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrotjes e Azerbajxhanit, ushtria e Armenisë, e pozicionuar në Malësinë e Karabakut të okupuar, sot në orët e mesditës ka gjuajtur me artileri ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit.
Si pasojë e sulmit, ka rënë dëshmor ushtari me emrin Hanoğlan Halilov nga ushtria e Azerbajxhanit në linjën e frontit.
Nga ministria kanë shprehur ngushëllime për familjet dhe të afërmit e ushtarit të rënë.