10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Keqtrajtimi i refugjatëve në Francë

Më të lexuarat

Në Francë është hapur debati mbi kushtet me të cilat përballen refugjatët në kampe, keqtrajtimi i tyre dhe shënjestrimi i refugjatëve nga ana e policisë

ANKARA (AA) – Në Francë është hapur debati mbi kushtet me të cilat përballen refugjatët në kampe, keqtrajtimi i tyre dhe shënjestrimi i refugjatëve nga ana e policisë.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency (AA), teksa refugjatët përballen me kushte të rënda të jetës në Francë, në të njëjtën ngelin të rrezikuar edhe nga dhuna policore.

Bashkimi Evropian (BE), i cili kritikon ashpër administratën e re amerikane për politikat ndaj refugjatëve dhe pohon se nuk ka ndërtuar mur për ta, me 12 muret prej telave me thepa dhe marrëveshjet me shtetet fqinje që mund të konsiderohen si “mur simbolik”, ka marrë veten “nën mbrojtje” përballë njerëzve që kanë ikur nga luftërat, persekutimi dhe varfëria.

Me mbështetje financiare nga Britania e Madhe, ishte ndërtuar mur prej katër metrash i cili do të parandalonte ngjtijen në kamionët që shkojnë në Britani të personave që kishin ngelur para shpërbërjes së kampit në Calais të Francës.

Evakuimi i rreth gjashtë mijë refugjatëve me shumicë afgane, sudaneze dhe siriane në muajin tetor të vitit të kaluar në kampin “Xhungël” në qytetin Calais në Francë, ishte bërë fokus i debatit në Francë.

Problemet në kampin e refugjatëve në Calais

Afër 100 fëmijë refgjatë të moshës nën 18 vjeç që kishin pritur para qendrës pas mbylljes së kampit të refugjatëve, nuk ishin shënuar në regjistër dhe u ishte thënë të shkojnë në kontejnerët që gjendeshin në kampin “Xhungël”.

Ndërkaq, edhe drejtuesit e kontejnerëve nuk i kishin pranuar këta fëmijë të paregjistruar. Një pjesë e fëmijëve atë natë e kaluan në qendrat e shoqatave, ndërsa një pjesë tjetër jashtë kontejnerëve.

Krahas fëmijëve, dihet se edhe një mijë refugjatë të tjerë nuk ishin regjistuar, ndërsa një pjesë e tyre shkuan në Paris, Belgjikë dhe Gjermani. Ndërkaq, supozohej se disa refugjatë ishin vendosur në ndërtesat e braktisura në Calais dhe rrethinë.

Pas shpërndarjes së kampit të refugjatëve në “Xhungël”, afro tre mijë refgujatë vendosën tenda stacionet e metrosë Stalingrad, Jaures dhe Flandre në veri të Parisit.

Refugjatët, të cilët qëndruan në tenda nën urë, u dërguan me 80 autobusë në 74 qendra të azilkërkimit rreth Parisit.

Veçanërisht, në javët e fundit ishte dyfishuar numri i refugjatëve afganë dhe sudanezë në kamp, teksa qeveria ishte akuzuar për lënien e refugjatëve në rrugë.

Krahas kësaj, në një lajm të gazetës L’express, u theksua se refugjatët në kampin Xhungël janë përballur me probleme serioze shëndetësore dhe se në çdo tre deri në pesë minuta nga një refugjat i është nënshtruar kontrollit shëndetësor, ndërsa kushtet nuk kanë qenë të përballueshme.

Në lajm po ashtu u potencua se shërbimet shëndetësore në kamp kanë qenë tejet të pamjaftueshme.

Dhuna policore ndaj refugjatëve

Teksa refugjatët në Francë nga njëra anë zhvillojnë luftë për mbijetesë nën kushte të pavolitshme, nga ana tjetër përballen me dhunë policore.

Sipas një lajmi të gazetës Le Monde bazuar në raportin e Organizatës së të Drejtave të Njeriut Human Rights Watch (HRW), policia ka sulmuar dhe ushtruar dhunë ndaj refugjatëve në kampin “Xhungël” në Calais.

Reportazhet e HRW-së me disa refugjatë zbuluan se çdo refugjat të paktën një herë një javë ka qenë i rrezikuar nga dhuna policore.

Ndërkaq, Amnesty International bëri të ditur se Franca ka penguar 70 përqind të refugjatëve që kanë tentuar të hyjnë nga Italia. “Kjo praktikë tregon se autoritetet, me një taktikë të vetëdijshme, kanë penguar që refugjatët të shfrytëzojnë të drejtat e tyre dhe janë përpjekur ta frenojnë hyrjen e tyre në vend”, thuhej në raport.

Edhe Shoqata Mjekët pa Kufij tërhoqi vëmendjen për kushtet e ashpra, duke deklaruar se policia ka zbatuar praktika të papranueshme ndaj refugjatëve dhe se ka vëë në rrezik jetën e tyre.

“U bëjmë thirrje autoriteteve që të ndalin aktivitetet e keqtrajtimit dhe dhunës të policëve ndaj migrantëve në Paris dhe të marrin masat e duhura”, thuhej në deklaratë, duke reaguar ndaj konfiskimit të tendave, batanijeve dhe kartonëve të refugjatëve dhe përdorimit të gazit lotësjellës për shpërndarjen e tyre.

Ndërkohë, muajin e kaluar gazeta Mediapart shkroi se kryeministri francez Bernard Cazeneuve dhe ministri i Brendshëm Bruno Le Roux kishin refuzuar t’u përgjigjeshin pyetjeve në lidhje me dhunën policore ndaj refugjatëve.

Refugjatët e shkëmbinj me gurë në Paris

Reagime të shumta nxiti edhe vendosja e shkëmbinjve nga Komuna e Parisit nën urën La Chapelle në rajonin e 18-të të Parisit, ku refugjatët më parë shpesh herë vendosnin tenda, për ta penguar vendosjen e mëtutjeshme të tendave nga refugjatët të cilët nuk pranoheshin në qendrën që gjendet afër urës.

Duke reaguar në lidhje me çështjen, organizata për migrantë “Solidarite Migrants Wilson”, përmes një njoftimi tha se kjo gjendje është e papranueshme, duke shtuar se edhe më parë janë kërcënuar teksa u kanë shpërndarë ushqime refugjatëve në të njëjtën zonë dhe se janë përpjekur të pengohen.

Organizata ka tërhequr vëmendjen se, edhe krahas pengesave, ka refugjatë të cilët përpiqen të flenë mes shkëmbinjve për shkak se nuk kanë asnjë vend ku të shkojnë. Ata janë shprehur se do të vazhdojnë me shpërndarjen e ushqimeve si për ata që përpiqen të hyjnë në qendrën e azilkërkuesve, ashtu edhe për azilkërkuesit në zonë të cilët nuk kanë zgjidhje.

Një praktikë e njëjtë me këtë ndodhi edhe në komunën periferike të Parisit Saint-Denis para dy muajve. Një rrugë në këtë rajon u rrethua me barrikada dhe u pengua ngritja e një kampi nga refugjatët.

Drama e refugjatëve në Caen

Sipas një lajmi në gazetën Le Figaro, 34 refugjatë, konkretisht katër familje me dhjetë fëmijë, këtë muaj janë evakuuar nga një vend pune në ku po jetonin në qytetin Caen në veri të Francës.

Po ashtu, në muajt prill dhe korrik të vitit të kaluar, në qytet ndodhën zjarre ku qëndronin refugjatët. Teksa nuk pati asnjë të lënduar nga refugjatët, policia njoftoi se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Ndërkaq, në zjarrin që ndodhi në korrik, ishin helmuar 12 nga 34 refugjatë.

Derisa prokurorja e Caenit, Carole Etienne tha se refugjatët “jetojnë në hapësira të rrezikshme dhe kushte të jashtëligjshme”, u njoftua se në Caen afro 250 refugjatë kanë ngelur pa shtëpi, prej të cilëve 100 kanë jetuar në rrugë, kurse 150 janë strehuar në vende të ndryshme të qytetit.

Në një artikull në gazetën lokale Normandie Actul vitin e kaluar, vëmendje tërhoqi ajo se kushtet në kampin e refugjatëve në Caen janë shumë të rënda dhe se 100 persona pastroheshin vetëm në dy banjo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit