0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Një tregim i jashtëzakonshëm, për të menduar mirë për të tjerët!

Më të lexuarat

Ai ishte punësuar nga pronari i tij si roje dhe kujdestar për të mbjellat dhe pemët përreth vilës luksoze. Ai tregon vetë mbi përvojën me pronarin dhe thotë:
“E shihja çdo ditë teksa merrte makinën e vet të shtrenjtë. Si punonjës i tij që isha, e përshëndesja sipas kohës, por ai kurrë nuk ma kthente përshëndetjen. Megjithatë, unë gjeja arsye të nesërmen që ta përshëndes sërish, për të mos ma kthyer sërish përshëndetjen.
Një ditë, pronari më pa teksa u përkula për të marrë një qese me ushqim të hedhur. Unë e vura re kur më pa, megjithatë ai nuk më foli, sikur të mos kishte parë gjë.
Ditën tjetër, tek i njëjti vend, gjeta përsëri një qese me ushqim, por atë ditë ushqimi ishte i rregullt, i sistemuar dhe i paprekur, sikur të ishte blerë në atë çast dhe të ishte hedhur. Nuk u mendova gjatë, por e mora duke iu gëzuar fatit.
Kjo filloi të përsëritej çdo ditë në të njëjtin vend dhe të njëjtin orar. Qeseja ishte gjithmonë plot ushqim, madje dhe me perime e zarzavate të stinës, të mjaftueshme për familjen time. Gjetja e qeses në atë vend mu kthye në rutinë. Shpesh herë, unë, ime shoqe dhe fëmijët pyesnim njëri-tjetrin:”Kush të jetë ky trutharë që hedh aq shumë ushqim çdo ditë?!”
Një ditë, teksa po kryeja punën e përditshme, dëgjova të qara në vilë. Më pas kuptova se padroni im, që s’më kishte kthyer kurrë përgjigje, kishte vdekur.
Ajo ishte një ditë e vështirë për mua, jo për vdekjen e pronarit, por që atë ditë nuk e gjeta më qesen me ushqim. Kush ta kishte marrë vallë? Mos kishte ndonjë person që më kishte ndjekur dhe shkonte para meje tek ai vend magjik? Ditë pas dite shkoja, herë në orarin e zakonshëm, herë më parë, por qesja nuk dukej gjëkundi. Sa më shumë kalonin ditë aq më shumë rëndohej gjendja jonë ekonomike. Rroga nuk më mjaftonte, prandaj dhe shkova tek zonja e shtëpisë dhe i kërkova të më rrisë rrogën, përndryshe do të kërkoja punë diku tjetër.
Ajo më pa e çuditur dhe më pyeti:”Po mirë, a s’më thua, si të ka mjaftuar këto dy vite, që paska filluar të mos mjaftojë tani?! Çfarë ka bërë vaki?!”
U mundova t’ia arsyetoj, por nuk mu kujtua asnjë arsye bindëse. Në fund, i tregova për qesen me ushqim të cilën e gjeja çdo ditë dhe që më plotësonte shumë nevoja.
Zonja më pyeti:”Që kur nuk e ke gjetur qesen?”
I thashë:”Që ditën që ndërroi jetë zotëria!” dhe në çast bëra lidhjen. Përse pikërisht ditën që kishte ndërruar jetë zotëria, ishte zhdukur dhe qesja me ushqim? Mos ishte ai që ma dërgonte qesen? Por sërish mu kujtua komunikimi i tij i ftohtë, saqë dhe përshëndetjen nuk ma kthente dhe kjo lidhje mu zhbë sërish.
Ndërkohë, zonjës i rrodhën dy pika lot në faqe. Duke i fshirë lotët me dorë, ajo më tha:”Do ta rregullojmë këtë punë, prandaj nuk ke përse të largohesh!”
Që atë ditë, qesja me ushqim u kthye sërish, por jo duke ma lënë në një qoshe tek vila, por duke ma sjellë vetë djali i zonjës në shtëpi.
Unë dhe ime shoqe e falënderonim, por ai nuk na kthente fare përgjigje, thjesht na dorëzonte qesen dhe largohej pa folur fare.
Një ditë, unë e falënderova me zë të lartë, madje, paksa si me inat.
Ai më pa në sy, më buzëqeshi dhe më tha:”Mos ma merr për ters, por kam probleme me dëgjimin. Është një defekt gjenetik dhe unë i kam ngjarë tim eti. Siç e di, edhe ai nuk dëgjonte!”
Secilit prej nesh i ndodh që të mendojë keq për dikë, apo për disa njerëz, ndoshta dhe në mënyrë të pavetëdijshme. Profeti Muhamed a.s thoshte:”Njerëzit më të mirë, janë atë që i arsyetojnë të tjerët!”
Heshtja të afron me Zotin dhe ajo është më e mirë se një fjalë që të bën të qeshësh këtu, e të bën të qash atje!
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit