1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Një tregim i bukur në lidhje me rëndësinë e vakëfit

Më të lexuarat

Në gojën e popullit përcillet një ngjarje mësimdhënëse mes Sulejmanit a.s. dhe trumcakut:

Një ditë, Sulejmani kishte sharë trumcakun (apo zogun korrier). Atëherë, trumcaku e kishte kërcënuar:

“Shiko se ta shkatërroj mbretërimin!”

Dhe Sulejmani e kishte pyetur me nënvleftësim:

“E ku e ke atë forcë ti për ta shkatërruar mbretërimin tim?”

Dhe trumcaku i vogël i kishte dhënë këtë përgjigje:

“I lag krahët e mi dhe shkoj e i fërkoj pas një toke vakëf. Pastaj ngrihem e hip mbi çatinë e sarajeve të tua dhe e shkund aty atë dhé. Dhe ai dhé vakëfi mjafton për ta shembur pallatin dhe tërë mbretërimin tënd!”

Kjo ngjarje simbolike si pjesë e rrëfimit mbi Sulejmanin a.s., bart një rëndësi shumë të madhe për të kuptuar vlerën dhe paprekshmërinë e mallrave vakëf.

Kështu të parët tanë kanë porositur: Ruhuni prej vakëfeve!

Domethënia e kësaj porosie është që ata që punojnë në institucionet e administratës, pronësisë dhe trashëgimisë si dhe vakëfit, duhet t’u kushtojnë shumë kujdes drejtësisë ligjore dhe të drejtave të pronësisë duke mos harruar se pushteti i takon Zotit, kurse ato janë në dobi të shoqërisë…

//Osman Nuri Topbash, VARGU I PROFETËVE nën dritën e Kur’anit – 3, fq. 66-67//

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit