Per me kuptu “BackStage” dhe grupet e interesit ne diskutimin rreth “Ferexhese” (shqip) apo Burka (qe po kane qef), te momentit parahyres ne diskutim, lind pyetja:
– Kujt i intereson me shume ky diskutim?
Medias? apo Besimtareve?
Ne asnje term te Usulit dhe Fik’hut nuk guxon te ndalohet absolutisht diçka qe s’eshte e specifikuar qartesisht ne burimet e dakortesuara te Sheriatit – Kur’an, Sunneh, Ixhma dhe Kijas.
Shprehja e Hamitëve dhe e Gashëve (sipas Express) se “Nuk ka ajet qe e perligj Burkan” eshte Nul per te dale ne perfundimin e Ndalimit te saj.
Mund mos te te pelqeje Burka, siç personalisht nuk me pelqen, por sa çon peshe pelqimi i dikujt ne te perditshmen e njerezve?
– A eshte Burka konform Sheriatit?
– Sigurisht qe eshte, persa kohe Kur’ani flet per limitet e zbuleses e jo per limitet e mbuleses. E thene ndryshe, persa kohe Burka mbulon ato pjese ekspozimi i te cilave ne Sheriat eshte e ndaluar, ajo eshte konform Sheriatit.
Pastaj, jo po Burka mbulon me teper se ç’thote Kur’ani, eshte Nul. Sepse Kur’ani nuk thote se sa duhet te mbulohet por se sa mjafton te ekspozohet.
Pjesa se “Burka eshte zakon arab, prandaj duhet te ndalohet”.
Nese e kane thene keta hoxhallare, jane palio-hoxhallare (palio gr. Funderrinë) injorante ne termat e Sheriatit.
Sheriati nuk bazohet ne konsiderata zakonore, por cileson pertej ketij koncepti.
– A eshte perdorur Burka apo Ferexheja apo Nikabi qe ne kohen e Selefit?
Sigurisht qe eshte perdorur.
Fakti se Fik’hu ne kapitullin e Haxhit, cileson te detyrueshem ekspozimin e fytyres, nenkupton ne anen tjeter perdorimin e Ferexhese nga nje pjese e grave, perndryshe specifika e zbulimit te fytyres ne Haxh do te ishte non-sens.
Ashtu sikurse po tek Haxhi specifikon ndalesen e Pantallonave per burra, nenkupton perdorimin ne te perditshmen e tyre.
E çfare tani? Hiqni ju burra pantallonat sepse nuk vishen ne Haxh?
Nuk eshte iluminizem por LLuminizem me DarkLight qe te kujton vargjet nga HIM
Writhing towards the angel defiled
To learn how to die
In peace with her God
Drink Macchiato and shut (the) Up
Alban Çuli