3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Një tragjedi e parë nga lart…

Më të lexuarat

Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimin sistematik të lagjeve të banuara në Gazën veriore

Imazhet satelitore të marra midis 24 tetorit dhe 12 nëntorit tregojnë prishjen intensive të ndërtesave të banimit, pastrimin e tokës bujqësore dhe djegien e bimësisë në veri të Rripit të Gazës.

Pamjet tregojnë shkatërrimin sistematik të ndërtesave në kampin Jabaliya në veri të Rripit të Gazës, në të cilin forcat izraelite shkatërruan tregun dhe lagjen e banuar të Al-Qasasib, si dhe automjetet ushtarake të vendosura dendur në këtë kamp.

Pamjet tregojnë gjithashtu se ndërtesat në lindje të kampit u shkatërruan nga buldozerët dhe eksplozivët, përveç shkatërrimit dhe pastrimit masiv në zonën e projektit Beit Lahiya në veri të Rripit të Gazës, me praninë e një numri të madh të makinerive ushtarake.

Uria e imponuar

Forcat izraelite kanë vendosur një rrethim në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe kanë në shënjestër këdo që përpiqet të marrë ujë ose të aktivizojë puse në zonë për shkak të mungesës së ushqimit, ujit, ilaçeve dhe karburantit. Izraeli parandalon kamionët me ndihma humanitare dhe ujë të pijshëm të hyjnë në pjesën veriore të Rripit për të shtuar vuajtjet e popullatës në veri.

Dhjetëra trupa janë ende nëpër shtëpi dhe rrugë, sidomos në kampin Jabalija, sepse askush nuk ka mundur t’i nxjerrë jashtë për shkak të kushteve katastrofike. Të plagosurit janë ende të bllokuar në shtëpitë e tyre pasi nuk mund të shkojnë në spital për trajtim.

Më herët, burime konfirmuan për Al Jazeera se forcat pushtuese izraelite kanë shkëputur pjesën veriore të Rripit të Gazës nga qyteti i Gazës duke përdorur makineri ushtarake të mbështetura nga dronët, duke rritur vuajtjet e popullatës dhe duke penguar mbërritjen e çdo ndihme humanitare.

Organizatat ndërkombëtare dhe të OKB-së kanë paralajmëruar për shpalljen zyrtare të urisë në Rripin verior të Gazës si pasojë e gjenocidit që vazhdon njëkohësisht me rrethimin ushtarak dhe ndalimin e shpërndarjes së ushqimit, ujit dhe ilaçeve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit