4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024


Një ton bombë e NATO-s e çaktivizuar në Serbi

Më të lexuarat

Rrezikshmëria që Nishi mbante në trupin e vet prej çerek shekulli

Një bombë një tonëshe e mbetur nga bombardimet e NATO-s në Serbi në vitin 1999 është zhvendosur në mënyrë të sigurtë nga qyteti i Nishit.

Bomba u gjet në një kantier ndërtimi të Parkut të Shkencës dhe Teknologjisë në Nish gjatë punës së rinovimit.

Autoritetet u mobilizuan duke evakuuar të gjithë popullatën përreth parkut.

Bomba u çaktivizua nga piroteknikë dhe u transportua me kamion jashtë qytetit.

Siç njofton MPB-ja e Serbisë, bëhet fjalë për një bombë 1000 kg, me 430 kg lëndë shpërthyese. Bomba do të shkatërrohet nga një shpërthim artificial nëntokësor, në një zonë të kontrolluar, thuhet në njoftim. Njëkohësisht ftohen të gjithë banorët e zonës të kthehen në banesat e tyre.

“Kjo është një nga bombat më të mëdha që kemi çaktivizuar deri më sot. Është një armë e fuqishme vdekjeprurëse”, tha Luka Caushiç, Ndihmës Sekretari i Brendshëm dhe kreu i Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit