1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Një tjetër shqiptar humb jetën në burgjet greke, dyshohet se ai u vra nga gardianët

Më të lexuarat

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në burgjet greke. Ai është Gani Hila nga Librazhdi. Ngjarja ka ndodhur në qelitë e paraburgimit në një nga komisariatet e Athinës. Autoritetet greke kanë deklaruar se bëhet fjalë për një vetëvrasje, por kanë qenë të shumta reagimet se ai është qëlluar me thikë. Në një mesazh që ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha akuzohen rojet greke për krimin.

“Përshëndetje Z.Berisha. Sot në orën 6 të mëngjesit është vrarë nga policia e Lefsinës në Athinë në qelinë e paraburgimit një njeri i yni, Gani Hila nga Librazhdi. Ambasada shqiptare nuk na përgjigjet me mbrojtje ligjore.
Ne duam qe t’i bëhet autopsia nga organet shqiptare. Ju lutemi na ndihmoni publikojeni këtë rast. Ai është arrestuar dje për një konflikt me një komshi dhe sot e kanë vrarë gardianet grekë. Neve na thonë që është varur vetë, por ka shenja në trup që është dhunuar” – thuhet në SMS-në që publikon Berisha.

Gani Hila është shqiptari i 41-të që humb jetën në burgjet e Greqisë. Berisha i bën thirrje Komitetit kundër Torturës dhe Trajtimeve Çnjerëzore të Këshillit të Europes si dhe Komitetit të të Drejtave te Njeriut të OKB të ndërmarrin me përparësi një inspektim ne Sistemin e burgjeve te Greqisë.

“I bëj thirrje Qeverisë Micotaqis të marrë masa urgjente për parandalimin e shpërthimeve raciste, çnjerëzore kundër shqiptareve në burgjet e vendit të vetë. Dënoj indiferencën kriminale të qeverisë së Zografit Bis ndaj vrasjeve, torturave të qytetareve shqiptare ne burgjet e Greqisë dhe vendeve të tjera” – shkruan Berisha.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit