2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Një tjetër bisedë rreth dialogut

Më të lexuarat

Kryeministri Kurti u takua në Bruksel me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak, me të cilët ka biseduar për procesin e dialogut me Serbinë

Në kuadër të vizitës në Bruksel, për mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin nga Zyra e Kryministrit thuhet se në këtë takim të përbashkët me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, kryeminsitri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për agjendën evropiane.

U diskutua mbi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmen e tij.

U bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit