2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Një sociolog Guinean i përgjigjet Emmanuel Macron-it: “Sfida e Afrikës është të heqim qafe Francën”

Më të lexuarat

Nga Amadou Douno – Presidenti francez Emmanuel Macron tha: “Me një familje që ka shtatë, tetë fëmijë në Afrikë, edhe nëse investoni miliarda, asgjë nuk do të ndryshojë. (…) Sfida e Afrikës është civilizuese. ”

U përgjigj sociologu Guinean Amadou Douno, një profesor në Universitetin Ahmadou-Dieng në Conakry.

“Afrikanët nuk kanë nevojë për qytetërimin tuaj të shthurur. Sepse me qytetërimin tuaj: burri mund të fle me një burr; një grua mund të flerë me një grua; një president vejan mund të ketë dy dashnore në një kohë; një grua mund të flejë me qenin e saj; një fëmijë mund ta fyejë babanë dhe nënën e sajë pa asnjë problem; një fëmijë mund t’i burgos prindërit e tij “.

“Me qytetërimin tuaj, kur prindërit rriten, ata dergohen në shtëpi pleqësh, dhe më në fund, me qytetërimin tuaj, një i ri mund të jetojë me një grua që është në moshën e nënës ose gjyshës së tij pa problem. Rasti juaj është një shembull i përsosur (ngase Macroni është i martuar me një plakë) ! Afrikanët nuk kanë nevojë për të marrur mësime të qytetërimit nga njerëz si ju! Afrika është kontinenti më i pasur në botë me pasuri të mëdha minerashë. Çfarë e vonon këtë kontinent është vjedhja në shkallë të lartë të burimeve të saj nga fuqitë e mëdha, të udhëhequr nga Franca! “, transmeton KohaIslame.

“Të gjitha fatkeqësitë e Afrikës vijnë nga ky vend i cili realizon ambiciet e tij në shpinë të afrikanëve me ndihmën tradhtarëve, të cilët nuk hezitojnë të sakrifikojnë brezat e tërë duke i dorëzuar vendet e tyre në ish-fuqinë kolonizuese. Këta të fundit (tradhëtarët) Francës ia besojn sectoret kyqe të ekonomisë. Në realitet, ata kryejnë strategjinë ose vizionin politik të dëshiruar nga kolonisti i mëparshëm. Kjo kontribuon në uljen e popullsisë së tyre në varfëri dhe varfëri të skajshme. Ky është shkaku i grushteve të shtetit, luftërave civile, gjenocideve, urisë, me despotët në krye të këtyre vendeve që mbahen në pushtet nga Franca, sepse kjo e fundit i plotëson të gjitha kërkesat e tyre! ”

“Franca nuk është asgjë pa Afrikën! Dita kur vendet afrikane do t’i kthejnë shpinën Francës, ky vend do të zhytet në kaos! Për sa kohë që vendet afrikane nuk e heqin veten nga kjo dominancë e ish-fuqisë koloniale, duke marrë përgjegjësinë për fatin e tyre, siç kanë bërë vendet aziatike, do të jetë shumë e vështirë për ata të dalin nga humnera “.

“Sfida e Afrikës është të heqim qafe Francën. Për shkak se kjo e fundit nuk është zgjidhja për zhvillimin e saj të prapambetur, por është qendra e problemit! “/KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit