-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Një shembull për botën i treguar me kohë: “Në fe nuk ka dhunë”

Më të lexuarat

Imam Shafiu, një nga themeluesit e njërës prej katër shkollave juridike islame, thekson se nëse një mysliman, martohet me një vajzë të krishterë, të shoqit mysliman nuk i lejohet as që ti flasë të shoqes së krishterë për islamin. Kjo, për shkak të dyshimit se ai mund ti imponohet dhe të shfrytëzojë autoritetin e tij, duke i kërkuar që të konvertoeht në islam.
Kur myslimanët hynë në Andaluzi, guvernatori i parë, Abdul Aziz ibnu Musa ibnu Nusejr, u martua me ish gruan e mbretit Rodrig. Kjo shkaktoi shumë pakënaqësi tek të gjithë, e në veçanti tek shtresa e hoxhallarëve, të cilët e denoncuan tek kalifi Abdul Melik ibnu Mervan në Damask. Nga ana e tij, kalifi i shkroi një letër ku e kritikoi.
Vetë hoxhallarët, të gjendur para një fakti të kryer tashmë, i thanë:”Meqë u martove me një të krishterë, të paktën foli për islamin!”
Guvernatori ua kthe:”Jo, sepse unë i përkas shkollës Shafi, sipas të cilës, burrit mysliman nuk i lejohet ti flasë gruas së krishterë për fenë islame.”
Dikush i tha:”Epo ndiq shkollën Hanefi atëherë, e cila thotë se burrit mysliman i lejohet ti flasë të shoqes së krishterë për vlerat e islamit, por jo ta detyrojë.”
Guvernatori u premtoi se do i flasë të shoqes mbi islamin, e megjithatë, askund nuk thuhet që i foli apo që e shoqja u konvertua në islam.

E.Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit