5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Një serb famëkeq, vrasës i adoleshentes maqedonase

Më të lexuarat

Vanja Gjorçevska, 14 vjeçe, viktimë dhe e të atit

Rrëmbimi e më pas vrasja e një 14-vjeçareje maqedonase në Shkup, ka qenë afërsisht me të njëjtin skenar makabër si në rastin e të ndjerës Liridona Ademaj në Prishtinë, kjo e fundit viktimë e bashkëshortit e adoleshenteja maqedonase viktimë dhe e të atit.

Vanja Gjorçevska u gjet e pajetë bashkë me një 74-vjeçari, në Veles të Shkupit, ditë pasi u zhduk krejt papritur.

Të dyja rrëmbimet dyshohet se u kryen nga i njëjti grup në përbërje të të cilit ishin tre të arrestuarit Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski.

Por i dyshuar në vrasjen e 14-vjeçares është dhe babai i saj, i cili ndihmoi rrëmbyesit me qëllim përfitimin e shumave monetare nga e ëma e vajzës.

Koka e grupit është shpallur në kërkim dhe dyshohet se ndodhet në Serbi. Ai është Lupço Palevski, një personazh i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi është drejtuesi i një lëvizjeje pro-ruse.

Sipas prokurorit të rastit Gavril Bubevski, arsyeja e vrasjes së 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski është për përfitime materiale.

Sipas tij grabitësve u duhej një makinë për të rrëmbyer 14-vjeçaren dhe për këtë arsyer rrëmbyen dhe vranë të moshuarin.

“Pançe ka mbetur viktimë pasi kryerësit e vrasjes nuk kanë pasur veturë që të grabisin Vanjën, personin e dytë në këtë tragjedi”, ka thënë prokurori Bubevski.

Vetura e viktimës Zhezhovski, një Citroen i bardhë, është përdorur më vonë për të grabitur viktimën e dytë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit