1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Një rrëfim mbi vlerën e istigfarit nga imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë.

Më të lexuarat

“Nje here imam Ahmedi kishte udhëtuar për kërkimin e diturisë gjatë udhëtimit nuk gjente vend që të strehohej dhe vendosi që pasi të falte jacinë të qëndronte në xhami, por mirëmbajtësi i xhamisë i tha se po të hetova se ke fjetur në xhami do të të nxjerr jashtë zvarrë.

Papritmas nga lodhja e madhe që kishte imam Ahmedi e kaploi gjumi dhe mirëmbajtësi i xhamisë po sa e vërejti menjëherë e tërhoqi për këmbësh zvarrë jashtë xhamisë. Aty pranë ishte një furrtar dhe kur e shikoi i erdhi keq për gjendjen e imam Ahmedit dhe e mori ta strehonte. Kur filloi ai furrtari që t’i ndante bukët, imam Ahmedi e vërejti atë se gjatë punës së tij kurrë nuk pushonte nga të kënduarit “istigfar”. Atëherë imam Ahmedi nga kureshtja e pyeti: “Unë po të shoh se shumë po bën istigfar, pa më thuaj se a ke gjetur ndonjë dobi nga istigfari?” E furrtari iu përgjigj duke i thënë: “Vallahi nga ajo çka kam përfituar nga istigfari deri tani nuk ka dua që i jam lutur Allahut të Lartësuar e të mos ma ka pranuar, përveç një duaje që ende nuk më është pranuar.”

Imam Ahmedi e pyeti se cila është ajo dua që ende nuk të është pranuar. E furrtari i tha se ka dëshirë të flaktë që ta shohë imam Ahmedin. “E kam lutur Allahun e Madhëruar që të më takojë me të, por ende nuk e kam takuar.” Imam Ahmedi i tha: “I gjori ti, vallahi duaja jote e ka tërhequr Ahmed Ibën Hambelin zvarrë nga xhamia.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit