Kur euforia ekstreme nacionaliste kalon në idiotësi të pacak
Kombëtarja shqiptare ngeci në një tjetër barazim të padenjë, edhe pse është kualifikuar tashmë për në Europianin e Gjermanisë, duke dalë 0-0 me Ishujt Faroe, pak ditë pasi barazoi 1-1 me Moldavinë, e dyta në fushë kundërshtare dhe e para në Air Albania.
Kështu, finishi i eliminatoreve në grup, edhe pse i nxjerr kuqezinjtë fitues gare, është me hap të ngadaltë prej të lodhuri.
Por tej kësaj, në Air Albania pati një proçkë blasfemuese, produkt i një euforie nacionaliste ekstreme deri në idiotësi, një banderolë ku Zoti shpallej shqiptar. Çdo koment tjetër është i tepërt…/tesheshi.com/