2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Një pyetje publike për Adriatik Kelmendin

Më të lexuarat

Një pyetje publike Kryeredaktorit të KTVs:

“Si ka mundësi, që nëpër filmat dhe serialet që shfaqni në televizionin tuaj, të i censuroni dhe privoni fëmijët deri në 18 vjeç, për pamjet e frikshme Halloweeniane, ndërsa jashtë televizionit, fton dhe justifikon këto pamje se kinse qenkan për fëmijë? A po ndoshta dëshironi të tregoni se kjo festë përshtatet edhe me këtë veprim tendin, të mbuluar me dy maska; aktron në tv si kryeredaktor, ndërsa shpreh realitetin tënd në rrjete sociale?!

 

Kujtojm se Kelmendi pat postuar:

Sapo ia bëra unfriend një tipit që shkruante: Mos i lejoni fëmijët ta festojnë Halloween’in.
Çfarë pafytyrësie!
Paramendoje, të rriturit që gjatë 365 ditëve ndërrojnë fytyrat e maskat, u dashka t’ua ndalojnë të vetmeve qenie njerëzore ende të padjallëzuara, që s’i dinë maskat – të mos zbaviten me to së paku një ditë në vit!
Sikur të rriturit të mësonin pak më shumë nga fëmijët…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit