Meqenëse sot është ditë e Xhuma, fillimisht u propozojmë të lexoni suren Kehf, pasi vetë profeti Muhamed a.s na këshillon në disa hadithe që në këtë ditë feste për besimtarët, të lexojmë pikërisht suren Kejf.
Së dyti, propozoj që sot tu telefononi të gjithë atyre të afërmve me të cilët keni kohë që nuk komunikoni. Ata mund të jenë prindërit, vëllezërit, motrat, një mik, komshi, koleg pune, shok shkolle etj… Merre në telefon, tregoji se je mirë, se të ka marrë malli, se ke kohë që nuk ia ke dëgjuar zërin etj… Hape listën e numrave të telefonit në celular dhe mere në telefon në këtë ditë të bekuar dhe të shenjtë. Unë e provova vetë më parë me një person, i cili filloi të më pyesë:”Çfarë kërkon prej meje? Mos ke ndonjë hall?” Unë ia ktheva:”Jo për Zotin, nuk dua asgjë dhe nuk kam asnjë hall. Thjesht më kishte marrë malli dhe prandaj të telefonova.” Ai u habit nga kjo përgjigje dhe më tha:”Kush e bën këtë që bëre ti në këto kohë të vështira?!”
Njeriu do të ndahet nga kjo botë dhe gjëja më e mirë që mund të lërë pas, është emri dhe përshtypja e mirë tek njerëzit me të cilët është njohur. Thotë profeti Muhamed a.s:”Besimtari arrin gradën e atij që agjëron ditën dhe falet natën, vetëm me moralin e mirë.”
Kështu, një prekje e butë, një përkëdhelje dhe një fjalë e ëmbël, bëhen shkak për sevap dhe shpërblim të madh.
Sot, shumë njerëz shohin vetëm interesin personal dhe nuk komunikojnë me të tjerët veçse në bazë të interesit. Merre ti nismën për tu treguar se mbi interesin qëndrojnë vlerat islame dhe humane. Nëse dikush e zbaton këtë ide dhe u telefonon njerëzve me të cilët ka kohë që nuk kontakton, le të na tregojë mbi përshtypjet dhe mbresat.