2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Një premtim nga Allahu në Kuran!

Më të lexuarat

Allahu thotë në Kuran: “Ne e kemi shënuar në Zebur, sipas shënimit (në Leuhi Mahfudh), se: tokë do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.”(Surja El-Enbija, 105)

Ez-Zebur në këtë ajet nënkupton të gjithë librat që u janë shpallur të dërguarve (rusul) dhe lajmëtarëve (enbija) të Zotit. Gjithashtu, ky emër tregon edhe librin që iu zbrit Daudit (a.s). Ndërsa fjala Edh-Dhikër këtu ka kuptimin e librit, në të cilin Allahu ka shkruar gjithçka që do të ndodhë dhe ekzistojë deri në Ditën e Kijametit. Qëllimi është për të treguar se Allahu i Lartësuar e ka shkruar në Teurat, në Ungjill, në Kuran, pra, në të gjitha shpalljet që u ka zbritur lajmëtarëve të Tij pa përjashtim, pas asaj që shkroi në Librin Themeltar, se: “…tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.” Bëhet fjalë për të gjithë popujt që janë besimtarë të Allahut të Lartësuar, me besimin e vërtetë e korrekt. Kështu, Allahu i Madhëruar u premton se ata do të jenë të lumtur e krenarë, do të udhëheqin dhe do të sundojnë, do të çlirojnë vende, për një jetë të denjë e në bindje ndaj Tij. Allahu do t’i bëjë ata që të mbizotërojnë popujt e Tokës, me ligje të drejta dhe me të vërtetën. Kjo ka për të ndodhur në dynja. Ndërsa në ahiret, Ai ka për t’u lënë në trashëgim Tokën e Xhenetit dhe gjithçka në të, që janë mirësi dhe kënaqësi, që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe zemra e asnjë krijese nuk ka shkuar. Atje janë mirësitë e përjetshme, të pafundme e të vazhdueshme.

Tefsir i Ibn Kethirؒ , përktheu në shqip: Uthman Agolli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit