-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Një pilot slloven e kapërceu botën vetëm

Më të lexuarat

Slloveni Matevz Lenarçiq arriti të bëhet njeriu i parë, i cili me një avion të lehtë pa pilot ndihmës dhe mbështetjen nga toka, bëri një turë nëpër botë dhe kështu hyri në histori.

Piloti slloven Matevz Lenarçiq me avionin e tij ultra të lehtë dhe ekonomik në djegien me hidrokarbureve arriti të përfundojë turin botëror, të cilin e kishte filluar vetëm.

Piloti aventurist 53 vjeçar pas udhëtimit dymujor u kthye në vendin e tij.

Lenarçiq me profesion biolog dhe përkrahës i protestave të ambientalistëve udhëtimin e tij e filloi nga Sllovenia më pas me radhë kaloi nga Afrika, Amerika Veriore dhe Jugore, Australia dhe Azia ku kapërceu gjithsej 99 mijë e 774 kilometra.

Ndërkaq për kapërcimin e kësaj distance ai përdori një avion ultra të lehtë të prodhimit slloven me anë të cilit mund të kapërcehen 4 mijë kilometra me afërsisht 348 litra hidrokarbure.

I pritur në vendin e tij pothuajse si një hero piloti slloven Matevz Lenarçiq për media deklaroi se “Bota në të vërtet nuk është aq e madhe dhe e qëndrueshme…ndërsa vlen për të parë diversitetin që ofron”./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit