16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Linus Torvalds merr Çmimin e Teknologjinë e Mileniumit

Më të lexuarat

Linus Torvalds, i cili është zhvillues softuerik nga Oregoni, i cili ka krijuar edhe bërthamën e sistemit operativ Linux, ka fituar Çmimin për Teknologjinë e Mileniumit, që ndahet çdo dy vite nga Akademia e Teknologjisë në Finlandë.

“Arritjet e Linus Torvalds kanë pasur një ndikim të shkëlqyer në zhvillimin e softuerit të shpërndarë, rrjetëzimin dhe çiltërsisë së uebit, duke e bërë atë të qasshëm për miliona, nëse jo biliona,” shkroi akademia në një lajmërim.

GNU\Linux është një sistem operativ me burim të hapur i cili është i lirë dhe i hapur për ndryshime. Ai është bërë një përforcues thelbësor i internetit, rrjeteve të tjera të komunikimit dhe sistemeve kompjuterike të ndërmarrjeve.

Torvalds, 42 vjeçar, lëshoi versionin e parë të Linux në vitin 1991, duke qenë në studime postdiplomike në Universitetin e Helsinkit në Finlandë. Ai u shpërngul në Oregon në vitin 2004 dhe e udhëheq zhvillimin e Linuxit nga shtëpia e tij në jug të Portlandit. Torvalds u bë një qytetar amerikan në vitin 2010 dhe tani punon meFondacionin Linux për të mirëmbajtur dhe reklamuar softuerin.

Akademia e Teknologjisë në Finlandë e shpërbleu me çmimin e Mileniumit hulumtuesin japonez të lëvizjes së qelizave Shinya Yamanka. Akademia për fituesit jep më shumë se 1 milion euro, që pritet të ndahen gjatë ceremonisë që është planifikuar të zhvillohet në qershor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit