-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Një përkim vërtet mbresëlënës. Lexoni kur ndërruan jetë tre vëllezërit Frashëri

Më të lexuarat

Këto ditë, kur ceremonitë qeveritare për nipin e tyre kolaboracionist të nazizmit kanë shkaktuar shumë ilaritet, vëllezërit Frashëri janë rikthyer në vëmendjen e publikut nën një dritë që nuk do ta donin kurrë.

Dhe që nuk e meritojnë. Pavarësisht devijimeve fatale të nipit Mit’hat ata mbeten atdhetarë, mendimtarë dhe veprimtarë të shquar të arsimit dhe kulturës shqiptare, ikona të Rilindjes sonë kombëtare, lëvizjes që nisi nga mesi i shekullit XIX dhe përfundoi në vitin 1912, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë – shkruan DITA.

Ky shënim është më tepër i karakterit enciklopedik dhe flet për moshën kur vëllezërit Frashëri ndërruan jetë. Ka një përputhje kurioze tek të tre.

Ata u shuan thuajse në të njëjtën moshë, Naimi në moshën 54 vjeçare, Samiu në moshën 54 vjeçare dhe Abdyli në moshën 53 vjeçare.

Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri para viteve ‘90.

Sami Frashëri lindi më 1 qershor 1850 në Frashër dhe vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll.

Abdyl Frashëri lindi në vitin 1839 në fshatin Frashër, dhe vdiq më 23 tetor të vitit 1892 në Stamboll.

Pra kanë lindur të tre në Frashër dhe kanë vdekur të tre në Stamboll.

Figura më e njohur mbetet ajo e Naimit, por në fakt kanë qenë Abdyli dhe Samiu ata që e ndikuan fillimisht atë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit