1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Një pasanik i madh kishte vendosur t’i tregonte birit të tij se ç’është varfëria…

Më të lexuarat

Një pasanik i madh kishte vendosur t’i tregonte birit të tij se ç’është varfëria në mënyrë që ai të dijë t’i çmojë më tepër mirësitë që i ka. Shkuan tek disa të afërm të tij, të cilët jetonin në një fshat të varfër dhe kishin shumë fëmijë. Atje qëndruan dy ditë.

“E ke të qartë tashmë dallimin mes varfërisë dhe pasurisë?” – e pyeti babai të birin derisa po ktheheshin në shtëpi.

“Po, baba!” –u përgjigj vogëlushi.

“Unë jam i vetëm, kurse ata janë shumë vëllezër dhe motra.

Ne, para shtëpisë kemi një pishinë, ndërsa ata kanë lumin në të cilin mund të notojnë dhe të peshkojnë.

Ne kemi klimatizatorë në shtëpi, ndërsa ata vetëm e hapin dritaren dhe hyn flladi nga pemët që janë afër dritares.

Ne i shohim zogjtë vetëm në televizion, kurse atyre zogjtë e vërtetë i vijnë në dritare.

Ne kemi qen, kurse ata kanë tufë delesh.

Po baba, e mësova mirë se ç’është pasuria. Ndihem i pikëlluar që edhe ne nuk jemi të pasur sikurse ata!”

Përktheu: Arsim SYLA – Shembulli.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit