14.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Arabia Saudite ka inkasuar 106 miliardë dollarë nga ujdia mbi ryshfetin

Më të lexuarat

Prokurori i Përgjithshëm, Saud al-Mujib tha se marrëveshjet përfshijnë asete të ndryshme, përfshirë patundshmëri, etnitete komerciale, para të gatshme etj.

 

RIJAD (AA) – Shteti i Arabisë Saudite ka përfituar 400 miliardë rijalë (106.7 miliardë dollarë) nga ujdia e arritur anti-korrupsion, deklaroi Prokurori i përgjithshëm i Mbretërisë, Saud al-Mujib, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Vlera e përgjitshme e marrëveshjeve të arritura kap shifrat prej 400 miliardë rijalë”, thuhet në një komunikatë të shkruar të Al-Mujibit.

Ai tha se marrëveshjet në fjalë përfshijnë në vete asete të ndryshme, përfshirë patundshmëri, etnitete komerciale, para të gatshme etj.

Al-Mujib tha më tej se totali i të arrestuarve në kuadër të fushatës anti-korrupsion, tashmë ka arritur në 381 persona.

Sipas tij, 56 njerëz vazhdojnë të mbahen në paraburgim, nga shkaku i akuzave për korrupsion me të cilat përballen.

Në nëntor të vitit të kaluar, në kuadër të një fushate gjithëpërfshirëse anti-korrupsion, autoritetet saudite arrestuan dhjetra figura publike, përfshirë princa dhe ish ministra.

Të njëjtave u parapriu formimi i një komiteti anti-korrupsion të drejtuar nga princi i kurorës, Mohamed bin Salman.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit