0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Një parashkim në BBC mbi fundin e luftës në Ukrainë

Më të lexuarat

Kreu i ushtrisë britanike, gjenerali Sir Mark Carleton-Smith, parashikoi se lufta në Ukrainë mund të përfundojë, siç tha ai, “me një ndalesë ushtarake, taktike”.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm tha se forcat ruse ishin në një “pushim operacional” sepse ata u rigrupuan përpara ofensivës së pritshme në Ukrainën lindore.

“Pavarësisht nëse do të jetë një betejë vendimtare apo jo, ne aktualisht jemi duke e matur këtë fushatë me ditë. Duhet të presim që ta masim me muaj, nëse jo me vite.

Rezultati më i mundshëm i menjëhershëm dhe i përkohshëm është një ngërç ushtarak, taktik në Donbas,” shtoi Smith.

Ai thekson se regjimi rus mund të pretendojë se ata kanë hapur një sukses të caktuar, i cili mund të veprojë “si një pikënisje e mundshme për një fushatë të mëvonshme”, shkruan BBC.

“Sigurisht, nuk mendoj se komuniteti ndërkombëtar dhe Evropa do të jenë në gjendje të jetojnë me konfliktin e ngrirë në Evropë,” shtoi ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit