25.2 C
Pristina
Friday, July 5, 2024


Një paketë 1.2 miliardë euro drejt Ballkanit Perëndimor

Më të lexuarat

Entuziazmi i Brukselit për investimet e premtuara për qoshkun e saj juglindor

Të martën, më 2 korrik, Komisioni Evropian shpalli paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, e cila pritet të mobilizojë 1.2 miliardë euro investime.

Paketa do të sigurojë mbështetje për tetë investime të reja kryesore në fushat e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, trajtimit të ujërave të zeza dhe transportit hekurudhor, si dhe inovacionit dhe transformimit të gjelbër të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Investimet do të realizohen në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Ballkani Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi:

“Plani ynë investues prej 30 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor realizohet me këtë paketë të re prej 1.2 miliardë eurosh. Me infrastrukturë cilësore, forcon lidhjet rajonale dhe na afron më shumë, që është qëllimi ynë përfundimtar. Partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor po ndërtojnë të ardhmen e tyre evropiane. Këto investime, së bashku me reformat e nevojshme dhe aksesin në tregun tonë të vetëm, do të përgatisin ekonomitë e partnerëve tanë për t’iu bashkuar Unionit tonë.” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit