1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Një numër i madh kolonësh izraelitë futen në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kuds

Më të lexuarat

Një numër i madh kolonësh izraelitë hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar, sipas një agjencie palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i Vakëfit Islam në Kuds, nëpërmjet një deklarate theksoi se 89 kolonë nën mbrojtje të policisë izraelite hynë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa.

Zakonisht, kolonët izraelitë sulmojnë kompleksin çdo ditë në mëngjes dhe pasdite përmes Portës së saj Al-Mughrabi, në jugperëndim të xhamisë.

Policia izraelite filloi të lejonte inkursionet e kolonëve në vitin 2003, pavarësisht dënimeve të përsëritura nga Departamenti i Vakëfit Islam.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën malin e tempullit, duke pretenduar se aty në kohërat antike ndodheshin dy tempuj hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës arabo-izraelite në vitin 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, një lëvizje e cila kurrë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit