0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Një ngërç në NATO, SHBA me premtim për Turqinë

Më të lexuarat

Reagim mbi kundërshtimin turk për Suedi-Finlandën në Aleancë

Uashingtoni po i përgjigjet kundërshtimeve turke për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO pas çështjeve të sigurisë të ngritura nga Ankaraja.

Shtetet e Bashkuara janë “të bindura se Suedia dhe Finlanda do të kenë një proces efektiv pranimi (në NATO) dhe se është e mundur të adresohen shqetësimet e Turqisë”, tha Shtëpia e Bardhë.

Duke kujtuar se Uashingtoni po zhvillon bisedime me Ankaranë, e cila po kërcënon të bllokojë pranimin e dy vendeve nordike, Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare të Presidentit Joe Biden, tha gjithashtu: “Ne jemi shumë optimistë për këtë.”

Zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare të presidentit amerikan Joe Biden mbështetën “njëzëri” përpjekjet e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, duke i konsideruar ata partnerë të fortë ushtarakë, tha Jake Sullivan.

“Njëzëri,” tha këshilltari i Bidenit për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, duke shtuar se grupi “mbështeti pranimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën e NATO-s me arsyetimin se ata tashmë kanë dëshmuar se janë partnerë shumë të aftë të sigurisë”.

Turqia kundërshton pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO me arsyetimin se këro dy vende janë strehë e mbështetje për terroristët që kërcënojnë sigurinë e saj, kryesisht ata kurdë.

Duke folur pak përpara një takimi me homologun e tij amerikan Anthony Blinken në Neë York, kreu i diplomacisë turke Cavusoglu tha se Ankaraja i kupton shqetësimet e sigurisë së Suedisë dhe Finlandës, por theksoi se ato duheshin adresuar shqetësimet e Turqisë.

“Vetëm nëse përmbushen pritjet tona, Finlanda dhe Suedia do të anëtarësohen në NATO”, shtoi ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit