Nadiya Hussain ka postuar një përgjigje për të gjithë ata janë anti-Musliman në Twitter.
33 vjeçja një yll i televizionit, ka qenë gjithnjë cak i sulmeve nëpër media e rrjete sociale.
Ajo është lindur në Britani dhe ka shkruar për frustrimin që i thuhet asaj dhe shumë muslimanëve “shkoni tek vendet e juaja Muslimane” ku ajo u shpreh: “Jam mërzitur duke më thënë shko në shpi! Për të një miliontën herë, UNË JAM NË SHPI!”
“Unë, thjeshtë praktikojë paqen. Si mund ta dini ju se çfarë është feja ime? Çfarë eksperience keni ju me Islamin? Kaloje një ditë me mua dhe familjen time dhe ju premtojë se do ti tërhiqni fjalët e tuaja! A po talleni? Normalisht vetëm vetën tuaj”
Ajo ka vazhduar të u kthej përgjigje edhe tjerëve një nga një: ” A nuk e keni kuptuar se të thënurit “shko në shpi” nuk është duke punu më. Shko në shpi, po ku? Unë jam në shpi? Nëse do me përhap urrejtje shfaqu me diçka origjinale se jam lodhur me kësi lloj logjike shko në shpi”
Nadiya Jamir Hussain është shumë e njohur në botën e medias pasi udhëheq një emision për gatimet. Ajo ka mbi 174 mijë ndjekës në Twitter./KohaIslame.com/