Jetojmë në një kohë kur e gjithë bota po debaton nëse emigrantët janë apo jo diçka e mirë për vendet pritëse – që nga Donald Trumpi që dëshiron të ndërtojë një mur për t’i lënë meksikanët jashtë, deri te vende si Hungaria dhe Sllovakia që nuk duan të mbajnë më asnjë refugjat sirian.
Në këtë gjendje të tmerrshme, ministrja e Arsimit dhe Kërkimit e Francës, Najat Belkacem, është një frymëzim për këdo që beson vërtet se edhe njerëzit që kanë kaluar një fëmijëri të varfër mund të kenë sukses.
Sepse Najat Belkacem lindi në fshatin e Nadorit më 1977.
Nadori është një fshat i vogël dhe i largët në Marok.
Babai i saj ishte në Francë dhe punonte si punëtor ndërtimi dhe i kërkoi Najatit dhe familjes së tij që t’i bashkoheshin në Francë.
Dhe kështu që Najat u transferua në periferinë e Amiensit më 1982.
Ajo studioi shumë dhe u diplomua në Institutin e Studimeve Politike të Parisit më 2002-shin, përcjell mapo.al.
Iu bashkua menjëherë Partisë Socialiste dhe nisi të luftonte për të drejtat e qytetarëve, për banesat sociale dhe kundër diskriminimit.
Ajo u zgjodh si këshilltare bashkiake në Rhone Alpines dhe e mbajti këtë detyrë deri në vitin 2008.
Më 2008-n, ajo u zgjodh si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Bashkiak e Rhone dhe ishte e mirënjohur në politikë që atëherë.
Më 2012-n, ajo u emërua si Ministre e Të Drejtave të Grave dhe zëdhënëse e qeverisë së presidentit Hollande.
Dhe më në fund në 2014-n ajo u emërua Ministre e Arsimit.
Najat është një myslimane marokene dhe ministre franceze e cila ruante delet në fëmijërinë e saj.
Për shkak të së kaluarës së saj dhe të origjinës dhe fesë, ajo ka qenë një shënjestër e lehtë për të gjithë seksistët regresivë dhe nga komentet raciste të politikanëve konservatorë që e kanë sulmuar.
Ata e kanë sulmuar duke e sharë, duke e objektifikuar atë për mënyrën se si vishet por Najat ka vazhduar të luftojë dhe të ecë përpara.
Si mund ta thyesh shpirtin e një gruaje e cila ka punuar fort dhe e ka arritur me dhëmbë e me thonj atë që ka sot?
Thjesht nuk e bën dot. /Telegrafi/