-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Një moment historik për palestinezët

Më të lexuarat

Në OKB, me vendin e tyre në Asamblenë e Përgjithshme

Këtë të martë, më 10 shtator, palestinezët zunë vendin e tyre zyrtar për herë të parë mes 193 vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në fillim të sesionit të 79-të të organit më të lartë të OKB-së, diplomatët palestinezë u ulën në emër të “Shtetit të Palestinës” midis Sri Lankës dhe Sudanit.

Asambleja e priti me duartrokitje dhe përfaqësuesi egjiptian vlerësoi se ishte një moment historik. Deri më tani, palestinezët uleshin në Asamblenë e Përgjithshme si vëzhgues dhe ishin vendosur pas diplomatëve të vendeve anëtare.

Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila u miratua në maj, u dha palestinezëve të drejta dhe privilegje më të mëdha pjesëmarrjeje në Asamble, ku zhvillohen debate dhe asnjë shtet anëtar nuk ka të drejtën e vetos.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të shqyrtojë pranimin e Palestinës si një anëtare të plotë të OKB-së. Fjalën e fundit për këtë çështje e ka Këshilli i Sigurimit.

Kjo ndodh teksa të paktën dhe 24 palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vrarëve që nga 7 tetori në 41,206. “Forcat pushtuese izraelite kryen tre masakra të reja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, në të cilat 24 persona u vranë dhe 57 u plagosën”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës.

Kështu, numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite është rritur në 41.206, ndërsa numri i të plagosurve në 95.337. Në deklaratë thuhet se një numër i madh viktimash janë ende të bllokuar nën rrënoja, pasi ekipet e shpëtimit nuk mund të kryejnë operacionet e kërkim-shpëtimit për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit