1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Një mësim nga eruditi i shpirtit tim

Më të lexuarat

Në një paraqitje televizive, një moderatore muslimane e pambuluar dhe e grimuar, i parashtron Shejh Tarifit një pyetje rreth “mendimeve të ndryshme të dijetarëve” rreth një çështjeje fetare – se ky e ka leju, e ai tjetri s’e paska leju; e, shejhu aty për aty ja kujton asaj se paraqitja e muslimanes pa mbulesë dhe e grimuar – konsensualisht dhe pa kurrëfarë dyshimi – është haram. Pra, s’ka mendime ndryshe. Ekziston veç një qëndrim, çka, sikur do m’i thanë se, ç’të hy ty n’punë që ta zbërthesh e ta trajtosh këtë çështje dytësore, jothemelore apo jokonsensuale të fesë, kur ti i ke shkel me dy këmbë çështjet themelore, të prera, të njohura dhe konsensuale të fesë?!
Ndoshta do të kishit thënë, ja paska bërë 8 me 2; apo jo?!
Unë besoj që shejhu ua ka bërë 8 me 2 edhe fetarëve, saktësisht ju ka dhënë një mësim se si ata duhet t’i trajtojnë disa kategori që janë n’mesin tonë, si muslimanët e ligësht, gjysmë-fetarët, laramanët dhe të luajtshmit (alias hipokritët), që:
-e shpërfillin namazin dhe s’e çajnë kokën për të, mirëpo nuk ngurrojnë të të hudhen n’qafë për muhabetin e medh’hebit dhe zgjatjen e “amin”-it, se veç këta na kishin mungu n’këtë muhabet;
-e hajnë ramazanin dhe haramin krejt ashiqare – që babë e babgjysh kurrë s’kanë bë q’ashtu, e këndej t’thotë: “Po, e kam pyet një hoxhë për kredinë që mirret për shtëpi, e ma ka leju!”; thú ti se shumë ju ka ba vonë këtij se, a ka m’i thanë hallall a haram;
-ja vjedh, e ja plaçkit vëllait mexhet e hiset e trashëgimisë, e prapë e ka mendjen se qysh me e ftillue Lindjen e Mesme: “E, pse bre këta arabët s’bëhen bashkë?!”
-krejt gjininë femërore t’shtëpisë i kanë alla-franga (alias llatinski), e prapë gjejnë motiv t’i diskutojnë ngjyrat dhe dimensionet e hixhabit dhe nikabit, se “kush i pruni këto te na pas lufte?”
Këtyre, o shokë, nuk duhet t’u jipet ky luks, kurrë e hiç; pra, s’e falë namazin, flasim për namazin, përndryshe ndërrohet muhabeti i fesë. S’iu ka bind Zotit që të jetojë si muslimane – në veshjen, moralin, ibadetin dhe kontaktin e saj me gjininë e kundërt, s’kemi çka dalim te fetvatë për qerpikët dhe vetullat, po rrimë gjerë e gjatë te koncepti i ubudijës – të qenët rob i Allahut, e jo rob i epshit, i rrethit, i modës, etj.
E, nëse ata ngulin këmbë me i dhanë t’drejtë vetës me fol për atë që s’u përket, atëherë qysh na ka thënë Zoti: “E kur u drejtohen injorantët me fjalë, ata (robërit e Zotit) thonë: “Paqe qoftë!” (25:63)

Mirsim Maliqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit