3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Historia e rivarrosjes së dy sahabijve në vitin 1932 – Madhështore

Më të lexuarat

Të dashur miq!

Dua të ndaj me ju një tregim të mrekullueshëm që ka shumë kohë që e kam lexuar por këto ditë e pash të postuar në faqen e një hoxhe dhe më kujtoi një nga historitë më rrëqethëse që kam lexuar ndonjëherë.

Beteja e Kadisijes është njëra nga betejat më të zëshme në historinë islame. Kjo betejë e ashpër mes Perandorisë Persiane dhe muslimanëve në kohën e Ebu Bekrit, që ishte nga vendimtaret për çlirimin e Irakut, nuk kaloi pa pasoja. Në të ndërruan jetë shumë muslimanë, ndër të cilët kishte edhe shoqërues të Muhammedit a.s, sahabijë.

Nga sahabijtë e ndershëm që ranë shehid në atë betejë ishin Hudhejfe ibn Jemani dhe Abdullah ibn Xhabiri. Këta dy sahabij të ndershëm u varrosën në bregun e lumit Tigër në krahinën e Medainit në Irak.

Selman el-Farisij, një sahabij tjetër i njohur i Muhammedit a.s., ka qenë vali në Medain, aty ka ndërruar dhe varri i tij sot gjendet në Selman Beg të Medainit. Muslimanët që nga koha e vdekjes së tij e kanë ruajtur xhaminë ku është i varrosur ky sahabijj i ndershëm.

Rojtari i varrit të Selman Farisiut, tregon se edhe babai i tij ka qenë një rojtar i varrit dhe i ka rrëfyer atij këtë ndodhi.
Në vitin 1932 ai kishte parë në ëndërr sahabiun e ndershëm Hudhejfeh ibn Jeman që i ishte ankuar se po mbytej nga uji. Ky njeri i mirë shkoi te varrezat e dy sahabijve dhe e pa se vërshimet e lumit Tigër rrezikonin varret e sahabijve dhe menjëherë shkoi dhe e lajmëroi myftiun e asaj kohe Nexhmuddin el-Vaidh. Ministria e Vakfit të Irakut çoi një ekspert që pasi pa vendin vlerësoi se me të vërtetë ajo pjesë rrezikohej nga erozioni dhe duhej të zhvarroseshin urgjentisht trupat e bekuar të dy sahabëve të ndershëm. Atëherë Myftiu e njofton menjëherë mbretin Gazi i cili dha urdhër që sa më shpejt të jetë e mundur të zhvarrosen trupat e sahabëve nga ai vend dhe të rivarrosen pranë varrit të sahabiut Selman el-Farisijj.

Zhvarrosja e trupave të sahabëve dhe rivarrosja e tyre u shoqërua nga një eskortë e madhe e ushtrisë nën udhëheqjen e vetë mbretit ku prezent ishte edhe Myftiu bashkë me shumë figura eminente të kohës si dhe shumë njerëz që kishin ardhur të dëshmojnë këtë rast historik, ndër ta edhe jobesimtarë.

Çudia ndodhi kur hapën varret e sahabëve. Trupat e tyre të bekuar ishin ende të njomë dhe gjaku i tyre dukej i freskët si të ishte gjak i djeshëm! Gjakut të tyre i vinte erë e këndshme parfumi që mahniti të gjithë të pranishmit.

Rojtari i varrit të Selmanit r.a. ishte ndër ata që patën fatin të prekin trupat e bekuar të sahabëve. Rrëfen ai dhe thotë: “Në dorën e Abdullah ibn Xhabirit r.a. kishte një të prerë që e kishin lidhur me një copë këmishe. Kur morëm ta lëvizim i rrodhën ca pika gjaku që njomën këmishën time. Që atëherë e kam ruajtur atë këmishë me pikat e gjakut që kanë erë të këndshme.” Këtë këmishë vazhdon e ruan edhe djali i tij sot e këtë ditë.

Thuhet se jobesimtarët që ishin prezent në këtë ndodhi e pranuan Islamin pasi panë këtë mrekulli.

Duket e pabesueshme?
“Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.” 3:169

P.S. Fotografia është bërë në vitin 1932 gjatë procesit të rivarrimit të dy sahabëve të ndershëm.

Evzal Sinani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit