-2.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Një mesazhi dramatik dhe misterioz i Vuçiçit

Më të lexuarat

“Serbinë i presin ditë të vështira”, thotë përfaqësuesi më tipik i vetëviktimizimit millosheviçian

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka publikuar një mesazh misterioz në rrjetet sociale, në të cilin thekson se këtij shteti e presin ditë të vështira.

Një supozim tjetër është se Vuçiç ka marrë informacione lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Serbisë i presin ditë të vështira. Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmi kemi marrë në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare si të Serbisë ashtu edhe të RS(Republika Srpska).

Në ditët në vijim do ta njoh popullin e Serbisë me të gjitha sfidat para nesh. Do të jetë e vështirë, më e vështira ende. Ne do të luftojmë, Serbia do të fitojë”, thuhet në njoftimin e Vuçiçit.

Kështu, presidenti serb vijon traditën politike serbe të vetëviktimizimit, përdorur paskrupullsisht nga Millosheviçi, ndërkohë që kjo politikë u ka shkaktuar drama të mëdha popujve të tjerë, siç të Bosnjës e Kosovës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit