Në Paris ka dalë një libër i ri, që flet kundër meje, për mbajtjen e të cilit kërkonin ta mbanin të fshehtë prej meje. Unë dua dhe duhet të di çdo gjë që botohet pro dhe kundër meje dhe vendit tim. Kam njohuri të mjaftueshme nga disa pjesë të këtij libri që më ra në dorë. Eshtë për të ardhur keq se si mund të guxojë një turk, bile një sekretar i vjetër ambasadash, të botojë një shkrim të mbushur me fyerje dhe shpi fje të tilla! Me të vërtetë, u preka nga kjo gjë dhe nuk e mbaj ta dot veten nga lotët përpara këtij shtrembërimi. Këta të rinj fatkeqë e dinë shumë mirë se sa më kanë mërzitur, me mëny rën e tyre të të vepruarit, duke e vendosur opinionin publik kundër nesh. Ata që e njohin brendësinë e çështjes, nuk do t’u besojnë këtyre shkrimeve. Mirëpo, sado absurde të jenë keto shpifje, ato lënë gjurmë në jetën e njerëzve.
Me të vërtetë ky libër të bën që të rebelohesh dhe është diçka e turpshme për të gjithë vendin tonë. Megjithatë, dë shiroj që ky djalë i ri, që e ka shkruar librin, të merret përsëri për t’i shërbyer shtetit osman. Nëse atij i jepet një post i përshtatshëm, mbase ai do të jetë përsëri mirënjohës ndaj nesh dhe do të shërbejë me besnikëri ndaj shtetit osman.
Unë nuk e shoh të drejtë trajtimin me ashpërsi që i bëhet qengjit që ndahet nga kopeja dhe deri tani, ne e kemi bërë shumë këtë gabim. Jam i mendimit që do të jetë më mirë nësë ata i sjellim në rrugë të mbarë me punë të mira.
Shkëputur nga libri ” Kujtimet e mia nga POLITIKA” Sulltan Abdylhamidit