Prej: Riçard Zemër Luani mbreti i Anglisë
Deri te: Salahuddin El Ejjubi mbreti i Arabëve
Lartësia e juaj,
Bartësi i kësaj letreje është trimi i fuqishëm që luftoi me trimët e juaj në mejdanet e luftës në të cilët u bë i famshëm. Motra e tij është zënë rob nga ushtria e juaj e cila e solli në pallatin e juaj në të cilën iu ndërua emri në Thurejja pasiqë quhej Marry.
Nga ky post i mbertit po ju lus që të lironi motrën e këtij trimi ose t’ia bashkangjitni vëllaun e saj, duke mos i ndarë. Mos lejoni që bilbili të jeton largë atij që e don.
Duke e pritur vendimin e juaj ju përkujtoj me një fjalë të Halifës Umer ibën El Hattab, radijall-llahu anhu, të cilën e kam dëgjuar prej mikut tim Princi El Harith El Lubnani: Prej kur i robëruat njerëzit pasiqë u lindën të lirë.
Përgjigja e Salahuddinit:
Prej: Sulltanit të muslimanëve, Salahuddin El Ejjubi
Deri te: Riçard mbreti i Anglisë
Lartësia e juaj,
Dora ime e përshëndeti këtë trim të cilin ju e dërguat dhe shpresoi se ai do t’ua përcjell këtë përshëndetje nga njeriu i cili e njeh vlerën e juaj në mejdanet e luftës. Dijeni se unë nuk do ta marr rob së bashku me motrën e tij sepse ne nuk e lëjmë në shtëpi plaçkën e luftës. Ai do të kthehet së bashku me motrën e tij.
Pasiqë Salahuddini veproi sipas fjalës së Umerit le të vepron Riçardi sipas porosisë së Mesihut, alejhi selam: Ktheja tokën të cilën e robërove, pronarve të saj!
përktheu: T.K.
shënim i redaksise (albislam:2004): nuk gjetem verifikim shkencor per autencititetin e kesaj korespodence