Para disa ditësh arriti konfirmimi i miratimit të kërkesë – projektit të katërt të BFI e RMV, botimi i Fjalorit ARABISHT – SHQIP i autorit Prof. Mahir Hasanit. Është fjalor voluminoz me mbi 170.000 fjalë dhe do botohet me mbi 1700 faqe. Botues do të jetë Instituti i Sharikas së EBA, (Ma’hed Esh- Sharakah lit – turath), nën udhëheqjen e Kryetarit të Institutit Dr. Abdulaziz Musel-lem.
Duhet theksuar se Prof. Mahir Hasani e ka merituar një lajm të ketillë sepse tërë jetën ia kushtoi Islamit dhe SHMI “Medreseja Isa Beu” në Shkup, si ligjërues i gjuhës arabe me mbi 30 vite si dhe autor i shumë veprave tjera në lēminë e Islamit.
Vizitat e BFI dhe bashkpunimi me Emiratet e Bashkuara ngadalë po i jep rezultatet e veta.
Shprehim mirënjohje Kryetarit të Institutit të Trashigimisë në Sharika për këtë vendim, si dhe angazhimin e madhë të Ambasadorit të RMV nē Ebu Dhabi të EBA Z. Abdulkadër Mehmedit. Allahu t’i shpërblejë me shpërblimet e Tij të pakufishme.
Botimi i kësaj vepre voluminoze është nderë për BFI e RMV, për SHMI “Medreseja Isa Beu”, institucionet e ndryshme shkencore, si dhe afirmimin e muslimanëve tē vendit, letërsisë shqiptare dhe kombit tonē në përgjthësi.
Edhe njiherë theksojmë se deri më tani janë miratuar 4 projekte:
1. Ndarja e bursave për student;
2. Projekti i dhënies së ndihma për jetimë;
3. Nënshkrimi i Memorandumit për investime në sfera të ndryshme infrastrukturale dhe më gjërë; dhe
4. Projekti i botimit të Fjalorit Arabisht- shqip nga autori Prof. Mahir Hasani.
Mbesim me shpresë se lëvizjet e BFI jasht vendit do japin rezultate edhe më të mëdha, siç janë duke dhënë edhe nē vendin tonë.